Monumenti i Skënderbeut në Tiranë
Monumenti i Skënderbeut në Tiranë i ngritur më 1968, dhe ndodhet ne zemrën e Tiranës, sheshi Skënderbej. Ky monument është një vepër e tre bashkëautorëve (të renditur alfabetikisht) Andrea Mano; Janaq Paço dhe Odhise Paskalit. Ai u vendos në Tiranë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar. Për nder të tij sheshi njihet me emrin "Skënderbej". Përpara tij, në të njejtin shesh, ndodhej monumenti i Ismail Qemalit, të parit krijues të shtetit shqiptar, babait të pavarësise kombëtare.

41°19′39″N 19°49′08″E / 41.327516°N 19.818896°E
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |