Morfati
Morfat (greqisht: Μόρφι/Mórfi) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Μορφάτι/Morfáti.[1]
Morfat
Μόρφι(ο) | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Morfaqot |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Morfati kufizohet me Margëlliçin, nga jugu me Besherenë, nga lindja me Trikopallkun dhe nga perëndimi me Murin.
Toponimet të fshatit Morfat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]
- Ar’ e Bellos – arë, në V.
- Ar’ e Madhe - arë, në V.
- Ar’ e Paragunit - arë, në L.
- Fusha’ e Morfatit - fushë që ujitet, në P.
- Grav’ e Kakodhiqit – shpellë e cila pikon ujë, në V.
- Grav’ e Rimitit - shpellë, në L.
- Grav’ e Xarrës - shpellë, në L.
- Guri Bir - shkëmb me një birë në mes, në V.
- Klish’ e Arsenit - kishë e vjetër e ndërtuar në një shpellë.
- Klish’ e Grikës – kishë, në qëndër.
- Kondizma – kondizmë, në L.
- Kroi i Morfatit - krua, në L.
- Kroi i Siakoit - krua, në L.
- Kul’ e Agait - ish kulë dykatëshe e Zejnel Ballos nga Margëlliçi, aga në pronat e tij në Morfat, në qëndër.
- Luca e Pusit – arë, në V.
- Mal i Rimitit - mal, në JL.
- Mal i Thatë - mal, në JL. Aty ndodhet një mur i lashtë.
- Paraguni - ara e kullota në mal, në K.
- Pus i Morfatit - pus, në J.
- Qaf’ e Asimit - pus, në V
- Qaf’ e Klicirës - qafë, në J.
- Rrug’ e Agojatëve - udhë që të çon në Pargë, në V.
- Siakoi - kullotë, në L.
- Skupa - kullotë, në V.
- Stan’ i Kondos - stan i vjetër, në L.
- Shkëmb’ i Kuq – shkëmb, në L.
- Shkëmb i Palopusit - shkëmb, në L.
- Vidhet - ara në fushë ku kanë qenë tre vidha, në L.
- Zviza - kullotë, në L.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Morfat:[3]
Çallëka, Kondo, Kostari (Piko Kostari), Loli, Sherifi, (Jano Sherifi).
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Morfáti - Mórfion
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 301. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Jasin Mustafai, 68 vjeç, ka qenë tregëtar dhe pronar në Morfat, autodidakt, nga Mazreku i Margëlliçit, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Vlorë. Vlorë, 1976.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 301.