Motori asinkron
Motori asinkron është motor që bënë pjesë te motorët e rrymës alternative. Ky motor shërben për shndërrimin e energjisë elektrike në atë mekanike. Motori asinkron përbëhet prej dy pjesëve kryesore, statori dhe rotori. Statori është pjesa e palëvizshme e motorit, ndërsa rotori është boshti I cili rrotullohet. Puna e motorit asinkron si edhe e çdo motori tjetër varet nga ndërveprimi elektromagnetik I statorit dhe I rotorit.
Principi I punës
RedaktoStatori përbëhet nga pështjellat elektromagnetike trefazore të cilat janë të zhvendosura për nga faza për 2Л/3, kur këto kyçen në burimin e jashtëm të tensionit nëpër këto pështjella rrjedhë rryma duke formuar një fushë magnetike rrotulluese që rrotullohet me shpejtësi sinkrone:
Ku:
- f - frekuenca e tensionit të burimit të jashtëm,
- p - numri i çift poleve të motorit,
- n - shpejtësia sinkrone.
Rotori përbëhet nga pështjellat trefazore ose shumëfazore në të cilat fusha magnetike rrotulluese e statorit indukton tension. Pasi që në pështjellat e rotorit është induktuar tension, në to do të rrjedhë rryma e cila shkakton fushë magnetike. Kjo fushë magnetike ndërvepron me fushën magnetike rrotulluese, me këtë rast rotori fillon të rrotullohet si pasojë e forcës elektromagnetike. Shpejtësia fizike e rrotullimit të rotorit është më e vogël se shpejtësia rrotulluese magnetike e statorit ( shpejtësia sinkrone). Nëse këto dy shpejtësi barazohen, atëherë si pasoj e moszhvendosjes së fushës magnetike të statorit, në pështjella e rotorit nuk do ketë tension të induktuar. Në këtë rast forca elektromagnetike nuk do të ekzistoj në motor dhe shpejtësia e rotorit do të zvogëlohet, deri sa tensioni në pështjellat e rotorit të ri-induktohet.[1]
Skema ekuivalente
RedaktoPër llogaritje më të lehta dhe më të shpejta të dukurive që ndodhin në motorin asinkron, gjithashtu për të kuptuar sjelljen e motorit asinkron në regjime të ndryshme, ndërtohet skema ekuivalente e këtij motori. Kjo skemë është paraqitur në figurë. Rezistenca omike e pështjellave të bakrit dhe rezistenca e bërthamës magnetike janë paraqitur me Rs. Me Xs është paraqitur reaktanca që bënë magnetizimin e bërthamës, kurse me Rr dhe me Xr janë paraqitur rezistenca dhe reaktanca e rotorit respektivisht.[2]
Përdorimi
RedaktoNdërtimi I thjeshtë dhe I lehtë, puna stabile dhe e sigurtë, mirëmbajtja e lehtë dhe e lirë kanë bërë që motori asinkron të jetë motori më I përdorur dhe më I përhapur në industri dhe në të gjitha përdorimet e thjeshta të përditshmërisë. Pas zhvillimit të madh të elektronikës në gjysmën e dytë të shek . XX dhe sidomos elektronikës energjetike është mundësuar kontrollimi I shpejtësisë së motorit asinkron dhe në përgjithësi kontrollimi I motorit asinkron është bere me i thjeshte. Pra, teknika e rregullimit I ka dhënë motorit asinkron avantazh edhe më të madh ndaj motorëve të tjerë.