Motori reaktiv
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Motori reaktiv (angl. jet) është një motor që shpejton dhe shkarkon një rrymë të shpejtë fluidi për të gjeneruar forcë sipas ligjit të tretë të Njutonit. Ky definicion përfshinë motorët turbojet, turbofan, raketë, dhe ramjet.
Tipet
RedaktoEkziston një numër i madh i tipeve të motorëve reaktiv, dhe të gjithë marrin shtytje nga një rrymë e shpejtësisë së lartë të gazrave dalës.
Tipi | Përshkrimi | Përparësitë | Shpërparsitë |
Reaktivë uji | Hedh ujë nga prapa lundrës | Mund të veproj në ujë të cekët, dëmton më pakë natyrën | Mund të jetë më pak efikas se një helikë, dëmtohet më lehtë |
Thermojet | Motori reaktiv më primitiv. Pak a shumë është një motorë me piston me turbo dhe shkarkesë të shpejtë. | I rëndë, jo efikas edhe pa fuqi | |
Turbojet | Term i përgjithshëm për motorë të thjeshtë me turbinë | Thjeshtësia e dizajnit | Nuk posedon shumë përmirësime që janë bërë në fuqi dhe efikasitet |
Turbofan | Kompresori i shkallës së parë është rritur për të krijuar kalim ajrit përreth bërthamës së motorit. | Më i qetë për shkak të kalimit të masës më të lartë dhe dhe shpejtësi më të vogël të shkarkesë, më efikas për shpejtësi nënsonike për të njëjtën arsye. | Ndërlikueshmëria më e lartë, diametri i madh i motorit, ka thika të rënda. Dëmtohet më lehtë nga hyrja e objekteve fizike në motorë dhe akulli. |
Raketa | Bartë karburantin me vete, shkarkon rrymë. | Shumë pak pjesë lëvizëse, Mach 0 deri në Mach 25+, efikas në shpejtë shumë të larta (> Mach 10.0), relativisht i thjeshtë, s’ka hyrje të ndërlikuar, ngjeshje të lartë, shpejtësi të lartë, përdorët më së miri jashtë atmosferës. | Kërkon shumë lëndë djegëse, - specifik impuls shumë të ulët, zakonisht 100-450 sekonda. Mundësia e ripërdorimit zvogëlohet për shkak të mundimit termal të dhomës djegëse nga temperaturat e larta. Zakonisht kërkon bartjen e oksiduesit me vetë që rritë rrezikun. |
Ramjet | Ajri hyrës ngjeshëm vetëm nga shpejtësia e hyrjes dhe forma e grykës. | Shumë pak pjesë lëvizëse, Mach 0.8-5+, efikas në shpejtësi të mëdha (> Mach 2.0), më i lehti nga të gjithë reaktivët me frymëmarrje (raporti shtytje/peshë është deri në 30 në shpejtësi optimale) | Duhet të ketë shpejtësi të lartë fillestare, jo efikas në shpejtësi të ulëta. |
Turboprop (ngjashëm me Turboshaft) | Sipas definicionit nuk është reaktiv – një turbinë gazi përdorët si motor për të fuqizuar helikën. | Efikasitet të lartë në shpejtësi më të ulëta nënsonike, fuqi të lartë për peshën. | Shpejtësia maksimale e limituar, zhurmë, ndërlikueshmëri në lidhjen me helikë. |
Scramjet | Ajri hyrës ngjeshët por nuk ngadalësohet deri në nënsonik, hyrja, ndezja, dhe shkarkimi ndodhin në të njëjtin tubë të ngushtë. | Mund të operoj në 8-15 Mach |
Ende në zhvillim, kërkon shpejtësi fillestare mbi 6 Mach., probleme me fuqi/peshë, ftohje, trup, testim |