Muhamed Kërveshi (Mitrovicë, 1935) është një shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.

Muhamed Kërveshi lindi në Mitrovicë1935. Shkollën fillore e kreu në Pejë, ndërsa gjimnazin në vendlindje. U largua nga Kosova për të studiuar filozofi në Universitetin e Beogradit dhe më pas kreu studimet pasuniversitare në Zagreb. U rikthye në Kosovë, në Prishtinë, ku mbrojti më pas edhe doktoraturën.Ka dhënë mësim në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Muhamed Kërveshi, poet i afirmuar, është prezentuar në shumë panorama dhe antologji të poezisë shqipe, të botuara në Kosovë (në frëngjisht, në italisht, në gjermanisht, në anglisht, në turqisht, në serbisht), në Shqipëri, në Republikat e ish-Jugosllavisë dhe Vojvodinë edhe në vende të ndryshme të botës. Poezitë e këtij autori janë botuar në “Antologjinë e lirikës shqipe” (gjithëshqiptare) në italisht, që e përpiloi dhe e botoi shkrimtari ynë Ernest Koliqi në Milano, më 1963. Poezitë e Muhamedit botohen në spanjisht ne Revistën letrare “Comoran y delfin” Buenos Aires (Argjentinë), 1971. Muhamed Kërveshi është përfaqësuar në “Antologjinë e Evropës...” në gjuhën gjermane, që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Dr. Egon H. Raketa, në Bon, më 1976. Vargjet e Kërveshit i zgjodhi dhe i përktheu në gjermanisht Rudolf Grulich, në antologjinë “Regen in einer Legende”, Heiligenhof, 1977. Poezitë e Muhamed Kërveshit janë të botuara në arabisht, në antologjinë “Palestina shqiptare” që e përpiloi Muhamed Mufaku dhe e botoi Qendra Kulurore Arabe, në Siri, më 1980. Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në antologjinë “Një grusht kaltri” në turqisht, që e përpiloi, e përktheu Hasan Merxhan dhe u botua në Stamboll, më 1985. Poezitë e këtij poeti të njohur janë botuar në “Sikur një shqiponjë Antologji e lirikës shqipe që nga shekulli XVI deri në ditët tona”, që e përpiloi dhe e botoi në gjermanisht Robert Elsie, Shtutgard, 1988. Poezitë e Muhamed Kërveshit janë botuar në “Antologjinë e poezisë së poetëve të ish-Jugosllavisë”, Regnborgens Sanger, në gjuhën suedeze, të përpiluar dhe të botuar nga rumuni Jon Milosh, në Stokholm, 1991. Gjithashtu poezitë e këtij shkrimtari janë botuar në antologjinë “Kosova në errësirë”, në frëngjisht, e përpiluar dhe e botuar nga Anne-Marie, Christiane Matecot, Alexandre Zotos dhe Yves Potel, e botuar në Paris, më 1999. Poezitë e Muhamedit janë botuar në “Antologjinë e poezisë moderne shqipe” (shqip-gjermanisht), që e përpiloi, e përktheu dhe e botoi Ferdinand Laholli, në Sh.B. Doruntina në Holzminden – Gjermani, më 2003. Pastaj në “Antologjinë e poezisë bashkëkohore të Kosovës në arabishte “, në Aman (Jordani), që e përpiloi dhe e botoi Prof.dr.Muhamed Mufaku, më 2008. Poezitë e këtij poeti janë të botuara në “Antologie poetica” Amintirile sufletului (Kujtimet e shpirtit). E përgatiti dhe e botoi Baki Ymeri, Albanezul, Bukuresht, 2010. Gjithashtu poezitë e Muhamed Kërveshit, në ngritje sasiore dhe cilësore, gjer më tani janë përkthyer dhe botuar në sllovenisht, serbokroatisht, rumanisht, italisht, maqedonisht, turqisht, bullgarisht, hungarisht, sllovakisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjollisht, arabisht, anglisht, persisht, rusisht, suedisht, polonisht, boshnjakisht etj.

Veprat nga ky autor

Redakto

I. Për të rritur

Redakto
  • Ngjyrat e dashunisë (poezi), N.B. Rilindja, 1964
  • Portretet në miniaturë (poezi), N.B. Rilindja, 1966
  • Hijet (poezi), N.B. Rilindja,1968
  • Valët e reja (poezi), N.B. Rilindja,1971
  • Rrathët (poezi), N.B. Rilindja, 1973
  • Piramidat (poezi), N.B. Rilindja, 1976
  • Ngjyrat (poezi-serbokroatisht), Jedinstvo, 1977
  • Ura (poezi), N.B. Rilindja, 1978
  • Kundruall (poezi), N.B. Rilindja,1980
  • Vazhdimësi (poezi), N.B Rilindja,1982
  • Zemra ime (Antologji e poezisë), SH.B. Naim Frashëri, Tiranë, 1982
  • Etje (poezi- turqisht), TAN, 1982
  • Sheshi i ditës (poezi), N.B. Rilindja, 1985
  • Lojë në vazhdime (Antologji e poezisë), N.B. Rilindja, 1985
  • Trokitje (poezi), N.B. Rilindja, 1990
  • Syri i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 1994
  • Shirat flasin (poezi), N.B. Rilindja, 1997
  • Kontakte letrare (ese, kritika etj.), N.B. Rilindja, 1999
  • Loti i Kosovës (poezi), N.B. Rilindja, 2000
  • Zëri i ditëve (tregime poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 2000
  • Flaka e përqafuar (poezi), SH. B. Vëllezërit Frashëri, 2001
  • Dashuria peng (pesë drama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
  • Kopshtari i dashurisë (tregime poetike), SH.B. Faik Konica, 2003
  • Jetë guri (poezi), Rilindja, 2003
  • Zilja e kujtimeve (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2004
  • Zjarri i përqafuar (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2004
  • Çelësi (gjashtë monodrama), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2005
  • Në pasqyrë (tregime), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
  • Jetë druri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
  • Ora e madhe (poezi-dialog), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2006
  • Hyrje në metaforë (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
  • Antologji e poetëve të Pejës, SH.B. Faik Konica, 2009
  • Ëndrra e diktatorit (roman), SH.B. Faik Konica, 2009
  • Prania e Padukshme (roman), SH.B. Faik Konica, 2010
  • Liria e vonuar (poezi), SH.B. Faik Konica, 2010
  • Melancolie (poezi), Albanezul, Bukuresht, 2010
  • Bukuria e përbashkët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
  • Shkodra ime, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2012
  • Rrënjët (poezi), SH.B. Faik Konica, 2013
  • Në jetën tonë ka gjembërim, (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014
  • Gurët e lartësive (poezi), SH.B. Faik Konica, 2015
  • Prania e Paduksme (poezi), SH.B. Faik Konica, 2016
  • Eshtrat Flasin (poezi), SH.B. Faik Konica, 2017
  • Thelësitë e strukturave poetike (ese e kritika), SH.B. Faik Konica, 2017

II. Për fëmijë

Redakto
  • Telegramet e dallëndysheve (poezi), N.B. Rilindja, 1972
  • Ylli rojtar (poezi), N.B. Rilindja, 1981
  • Fjalë e nënës zog (poezi), N.B. Rilindja, 1986
  • Shtëpia e re (tregime), N.B. Rilindja, 1989
  • Ura (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
  • Xhufi (tregime), N.B.G.L. Dukagjini, 2001
  • Në valle të rrezeve (poezi), Pionieri, 2002
  • Gjuha e zogjve (roman për fëmijë) SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
  • Përrallzat me gjumë, SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2007
  • Në mes dy dashurive (tregime) SH.B. Faik Konica, 2017

III. Të shqipëruara nga frëngjitshtja

Redakto
  • Romen Rolan – Jeta e Betovenit (monografi), Rilindja, 1974
  • Pol Elyar –Porta e hapur (poezi), N.B. Rilindja, 1976
  • Leopold S. Senghor – Kungimet e zeza (poezi), N.B. Rilindja, 1976
  • Kurrizi i engjëllit (Antologji e lirikës bashkëkohore frënge), N.B. Rilindja, 1988
  • Gijom Apoliner –Vjeshta e sëmurë (poezi), N.B. Rilindja, 1990
  • Sharl Bodler – I huaji (splin parisi –proza poetike), N.B.G.L. Dukagjini, 1995
  • Sharl Bodler –Lulet e së keqes (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1996
  • Stefan Malarme – Kaltërsi (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 1997
  • Zhak Prever – Për ty dashuri (poezi), SH.B. Vëllezërit Frashëri, 2002
  • Fransua Vijon – Testamenti (poezi), N.B.G.L. Dukagjini, 2002
  • Antologjia e lirikës frënge (shek.XIII-XXI), SH. B. Faik Konica, 2003
  • Sharl Bodler – Lulet e së keqes (poezi), SH.B. Libri shkollor, 2003
  • Pol Valeri – Zgjimi i dritës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2008
  • Artyr Rembo – Anija e dehur (poezi), SH.B. Faik Konica, 2011
  • Artyr Rembo – Një stinë në ferr (proza poetike), SH.B. Faik Konica, 2011
  • Pol Verlen – Violinat e vjeshtës (poezi), SH.B. Faik Konica, 2014

Referime

Redakto