Ebu Bekër Muhammed ibn Sirin el-Basri (Arabisht: أبوبكر محمد بن سيرين البصري) ishte muslimanë mistik dhe komentues i ëndërrave që jetoi në shekullin e 8. Ai ishte bashkëkohës i Enas ibn Malik.

Biografia

Redakto

Sipas librit të Yehia Gouda, Ëndërrat dhe Shpjegimi i tyre, Ebu Bekër Muhammed ibn Sirin el-Basri (653-728) lindi në Basra, domethënë ai lindi 33 vjet pas largimit të Muhammedit prej Mekës në Yathreb. Ai lindi dy vite para se t'i përfundoj hilafeti Osmanit.

Babai i Muhammedit ishte një nga robërit të cilët u morrën nga Halid Bin Velidi pas Betejës së Ajn el-Tamrit. Ai ishte bakërpunues prej qytezës Xhirjaja (juglindje të Bagdadit). Sipas Encikopedisë Islame, nëna e tij, Safija - robëresh e halifit Ebu Bekrit - u mbajt në një nderim të tillë brenda komunitetit që kur ajo vdiq, Ajo u vendos nga tre gra të Muhammedit dhe tetëmbëdhjetë veteranë të betejës së Bedrit, të udhëhequr nga Ubej ibn Ka'b, ishin të pranishëm në varrin e saj. Omeri e dërgoi atë si një dhuratë, ose drejtpërdrejt Enes ibn Malikut (një nga burimet më autoritative mbi jetën dhe mendimet e shprehura nga Muhamedi) ose së pari një burri të quajtur Talha El-Buhari (nga Buhara, Azia Qendrore) i cili, në kthim, ia dha Enesit.