Muharem Bushi studiues për historinë e trevës së Lopësit dhe zhvillimin e arsimit në rrethin e Tepelenës dhe më gjerë, ka lindur në fshatin Dhëmblan të krahinës së Lopësit në rrethin e Tepelenës. Vazhdoi studimet si nxënës i Shtëpisë së Fëmijës, duke pasur rezultate të larta. Pas studimeve të larta, ka punuar mësues dhe drejtues në shkolla të mesme në Tepelenë e në rrethin e Kurbinit, inspektor arsimi në Tepelenë dhe në Ministrinë e Arsimit, ku ka qenë përgjegjës sektori. Është veprimtar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena" dhe n/kryetar i Shoqatës "Lopësi" dhe kryeredaktor i gazetës "Griba".

Burimi

Redakto