Mulliri që gëlltiste shpirtra
Mulliri që gëlltiste shpirtra Autori: Bashkim Shehu. Botuesi: Toena. Faqet e librit 176.
Përmbledhje me tri novela: E para ka në qendër historinë e këtij mulliri të çuditshëm, jo të zakonshëm, të yshtur nga Qoftëlargu, i cili ka bërë për vete njerëzit. Ndërthuren kështu bestytnitë e fatthëniet me botën reale. Të gjitha këto lindin frikën nga diçka e përjetuar a e dëgjuar, e cila është mbytëse, gllabëruese dhe me Pushtet. E dyta ndërtohet në formën e përrallës që përsëritet në çdo kohë, ku bota e vdekurve është kaq afër me atë të të gjillëve. Ëndrra ngatërrohet me realitetin dhe vjen e bëhet e fuqishme në novelën e tretë, ku nga udhëtimi i pakthyeshëm në atë fshat (bëhet sikur nuk dëgjohet dhe në asnjë mënyrë nuk flitet) kërkohen gjëra të paqena e në fakt ato trillohen, pritet vdekja përpara varrit të hapur e ajo nuk vjen.