Hape menynë kryesore
Mura Gjakovare.jpg

Murra e Gjakovës ose Murra gjakovare është një racë e pëllumbave e cila mbarështohet në Kosovë, kryesisht në Gjakovë dhe në rajonet përreth.[1]

Murra gjakovare është raca më specifike në Kosovë. Fajala murra në gjuhën shqipe ka disa kuptime: Në kuptimin e parë vie shprehja murrak/ murrash që në kuptimin zologjik është emërim i një zogu të vogël i cili ndryshe quhet harabeli. Është zog me pendët e kokës dhe shpinës ngjyrëkafe dhe ato të pjesës së poshtme ngjyrëhiri. Ka një sqep të madh e me këmbë të shkurtra, që jeton në tufë zakonisht pranë qendrave të banuara dhe që ushqehet kryesisht me drithë. Ndryshe quhet trumcak, harabeli i shtëpive dhe harabel misri.

Fjala tjetër është muranë – në kuptimin popullor është një grumbull gurësh. Në këtë kuptim lidhen edhe disa shprehje si muranat e kalasë (e shtëpisë) edhe shprehje të tjera si u kthye në muranë që ka kuptimin e fjalës, ka mbetur si një muranë, ka mbetur i ngurosur.

Kemi edhe një shprehje të radhës murra/murran – murrlan - këtë shprehje e lidhim me fjalën i shpejt si murra/murrani/murlani e cila është një frym e fort që fryn me tërbim.

Shprehja tjetër e cila është më e përafërt me përshkrimin e pamjes së pëllumbit është fjala murra/murrak e cila vie si përshkrim i një gjëje që vjen si i zi, i murrmë, i zeshkët a në ngjyrë hiri për shpendë dhe me ngjyrë gështenje (për sende etj.); murra (për shpendët - kafshët). Kjo në një form është si një lloj përshrkimi apo mbiemri për shpendët e caktuara.

Pëllumbi në fjal, murra gjakovare është pëllumb autokton me një pamje karakteristike i cili është ruajtur me një fanatizëm të veçant në rajonin e gjakovës. Sipas gojëdhanave ky pëllumb kultivohet me shekuj në Gjakovë dhe rrethin dhe se karakteristika e ti është ngjyra e bardhë në gjithë sipërfaqen e trupit, me kokë të murrme dhe në disa raste edhe shpinën mund ta ketë të murrme dhe atë në mesin e dy supeve si një trekëndësh. Askush nuk mund ta di se cilat raca jan kryëzuar për përfitimin e kësaj bukuroshe gjakovare.

Nga sqepi dhe forma e kokës i përngjan pëllumbit ilir të variantës pa xhufkë me një pamje, ngjyrë dhe madhësi të ngjashme.

Pëllumbat më të përafërt gjatë hulumtimit që kam bërë jan pëllumbat e Turqisë së vjetër (Perandorisë Osmane) të ashtuquajtur; Osman – Azman dhe Güllü. Azama i përngjan nga forma, kurse Güllü nga ngjyra e kokës dhe sqepit.

Mirpo Murra e Gjakovës është racë në vete dhe paraqet një kompaktësi të veçantë.

Standardi: Është një pëllumbë i mesëm dhe një ndërtim kompakt të trupit dhe me një gjallësi të veqantë. Qëndrimi i ti është i till sa të bënë përshtypjen se është i gatshëm për fluturim.

Koka: është e mesme e rrumbullakët në pjesën e ballit dhe pakëz të rrafshët në pjesën e meskokës dhe pa xhufkë.

Sytë: i ka të murrëm dhe në disa raste edhe me niansa të bardha në të kuqë por gjithësesi të errët me rathë të syve ngjyrë lëkure.

Sqepi: i mesëm dhe i hollë, zakonishtë me ngjyra të ndritshme dhe maja e sqepit me një sjenjë të errët.

Qafa: është relativisht e gjatë e hollë dhe e drejtë e cila fillon me një trashësi nga supet dhe ngushtohet në drejtim të kokës.

Gjoksin: e ka harkor në pjesën e poshtme dhe vertikal në drejtim të kokës.

Shpina: e mesme dhe e pjerrët nga qafa në drejtim të bishtit si një vi e tërë.

Krahët: i ka të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët e mbulojn tër sipërfaqen e shpines dhe qëndrojn paralel mbi bishtin e tij..

Bishtin: nuk e ka shumë të gjatë, por që disa centimetra në të gjatë se sa krahët dhe është i mbyllur mirë dhe duket si një vazhdim i vies së shpinës.

Këmbët: i ka të mesme dhe pakë të kthyera hark dhe gjithsesi pa pupla. Ka një ngjyrë karakteristike të bardhë (qumështi) në tër trupini dhe koka është e ndar për nga ngjyra e shoqëruara me një ngjyrë të murrme e cila përngjanë ngjyrës së akullit të bjeshkëve ( e murrme në bronzë). Në disa raste të veçanta edhe shpinën, pjesën e messupeve mund ta ka ket me ngjyrë të nurrme, por trupi gjithësesi duhet të jetë i bardhe.

Numri i unazës: 8

Shih edheRedakto

ReferimeRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto