Murteza Xajë Nura

This is the stable version, checked on 25 shkurt 2018. 2 pending changes await review.

Murteza Nura (i njohur si Xaja, Xajë Nura), lindur në Pejë, rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë. Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën u dënua me burg për dyzet e katër vite, por i mbajti vetëm dymbëdhjetë. Ai ishte piktor me disa ekspozita personale, poet e shkrimtar i shumë veprave.

Murteza Nura (Xaja)
Fotoporteti
Emri Murteza Nura (Xaja)
Lindur më 27 Nëntor 1935
Lindur në Pejë
Vdiq më 12 Korrik 2017
Vdiq në Prishtinë
Kombësia Shqiptar
Profesioni Shkrimtar, Poet, Piktor

Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq" [1] ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.

Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita.

Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.

Tituj të veprave

Redakto

Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë. Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.

  • Maratona e Prerë - poezi, botuar më 1993
  • Pragoxhaku Diellor - poezi, botuar më 1993
  • Shtesë Shqipe - poezi, botuar më 1993
  • Profil Brenge - poezi, botuar më 1993
  • Mundimtorja - roman, botuar më 1993
  • Aktrimi i Frymës - poezi, botuar më 1993
  • Heshtja e Biblave - poezi, botuar më 1994
  • Vorbulla e Mynxyrës - roman, botuar më 1994
  • Rrëzë Kalvari - roman, botuar më 1994
  • Dergja - poezi, botuar më 1994
  • Traktat Poetik - Ungjillizim i Jetës - poezi, botuar më 1994
  • Dita e Vrasjes - roman, botuar më 2004
  • Sizifi dhe Kentaurët - botuar më 2004
  • Klithja e Metaforës - botuar më 2004
  • Muzgu në Morgë - botuar më 2004
  • Një Jetë Ndryshe - botuar më 2004
  • Vitrazh i Thyer - botuar më 2009
  • Jam Udha e Virtytit - botuar më 2009
  • E Vërteta Vjen Virgjër - botuar më 2010
  • Dëshmorin nuk e do Harrimi - botuar më 2012

Mirënjohjet

Redakto

Xaja gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij është vlerësuar me shumë çmime e mirënjohje.

  • Bacë - nga rrethi artistëve.

Ekspozitat

Redakto

Xaja ishte pjesë e tetë ekspozitave personale dhe kolektive.

  • Ekspozita Personale, Kafe Galeri "Koha", 1996;

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ Sinonim, jo për xhon turshit por për kohën e sundimit të regjimit komunist

Lidhje të jashtme

Redakto