Murteza Peza
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Gazetari dhe shkrimtari Myrteza Peza u lind më 19 dhjetor të vitit 1919 në Elbasan. Pas kryerjes së shkollës normale në vendlindjen e tij, Myrteza Peza shkon në Firencë, Itali për studime, por lufta e dytë botërore ndërpret studimet e tij. Më vonë shpërngulet në Maqedoni, ku punon si mësues në disa fshatra dhe në qytetin e Gostivarit. Në fillim të vitit 1946 emërohet redaktor i emisioneve në gjuhën shqipe pranë radio Shkupit që pas 7 muajsh të emërohet redaktor përgjegjës dhe drejtor i gazetës "Flaka e Vëllazërimit" në të cilin post mbetet deri nga mesi i vitit 1962.
Në vitin 1962 themelon revistën për cështje letraro-shkencore "Jehona" të cilën si drejtor e udhëheq deri në vitin 1968. Nga mesi i vitit 1968 kalon në Radio Shkup që të organizojë dhe të udhëheqë programet në gjuhën shqipe dhe turke.
Që nga viti 1942, Murteza Peza është marur me letërsi; ai është autor i pesë dramave, tre romaneve, 150 novelave, mbi 150 humoreskave dhe satirave.
Për skenarin e filmit "Uka i bjeshkëve të nemuna" ka marur shpërblimin Dreri i artë në festivalin filmik jugosllav që mbahej në Pulë të Kroacisë dhe është fitues i cmimit më të lartë për gazetarë në Maqedoni "Kërste Petkov Misirkov". Vdiq më 1 dhjetor të vitit 1981.