Musa Gashi
Prof.Dr. Musa Gashi lindi më 3 maj të vitit 1928 në Mitrovicë, është gjeografë shqiptarë. Vdiq me dt. 07.09.2018.
Biografia
RedaktoProf. Dr Musa Gashi u shkollua në Mitrovicë dhe Prishtinë.U diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Beogradit (1952), në të cilin mbrojti edhe magjistraturën në lëmin e turizmit më 1967, ndërsa disertacionin e doktoratures në Prishtinë në vitin 1973.
Karrierën e tij e filloi si mësues dhe e vazhdoi si profesor gjimnazi nga viti 1953-1961. Ka punuar si këshilltarë pedagogjik. Një kohë ka qenë sekretar i Komisionit për Turizëm pran Këshillit Ekzekutiv të KSAK. Në vitin 1964 zgjedhet si asistent i parë shqiptarë në Katedren e Gjeografisë dhe pastaj gradualisht avansohet si ligjirues i lartë, prof. inordinar dhe prof. ordinar. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale, ku përveq gjuhes amtare flet dhe shkruan në pes gjuhë të tjera( frengjisht, anglisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht)..
Bibliografia
Redakto• Bazat e turizmit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,1986
• Gjeografia regjionale – Afrika, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1981,
• Bazat e turizmit – turizëm dhe hoteleri për shkolla të mësme, Prishtinë, 1987.
Punimet e botuara (të zgjedhura) në revista të ndryshme në Kosovë dhe jashtë saj
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |