Muzeu "Kostandin Kristiforidhi"
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Muzeu "Kostandin Kristiforidhi" ndodhet në qytetin e Elbasanit. Është ngritur në vitin 1978, në kuadrin e 100 Vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 150 Vjetorit të lindjes së Kostandin Kristiforidhit. Ky muze pasqyron në mënyrë të përmbledhur jetën dhe veprimtarinë patriotike të studjuesit dhe lëvruesit të gjuhës shqipe dhe përfaqësues i epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Muzeu gjendet në lagjen Kala në një shtëpi karakteristike të saj ku lindi dhe u rrit ky personalitet.