Muzeu Historik Ersekë
Muzeu Historik Ersekë u hap më 10 shkurt 1962 dhe ndodhet në një godinë dy katëshe në qendër të qytetit të Ersekës. Në këtë godinë e cila bie në sy prej bazorelievit të vendosur në fasadën kryesore, ndodhen mjaft objekte që dëshmojnë historinë dhe traditën e gjithë trevës së Kolonjës: qysh nga gërmime dhe gjetje të ndryshme areologjike, e deri tek ateliere ku është vendosur tradita e ndërtimit kolonjar, arretimi i dhomave të gjumit dhe të ndenjes, që prej këmborave dhe objekteve të ndryshme të shtëpive, e deri tek veglat muzikore e makinat e shkrimit të sjella nga jashtë e të përdorura nga individë të ndryshëm, që nga qilimat e deri… Është një pjesë e Shqipërisë, e cila ia vlen të njihet prej të gjithëve.