Muzeu Historik i Tepelenës
Ky muze ndodhet në qendër të qytetit të Tepelenës. Në këtë muze gjenden objekte që i përkasin periudhave të ndryshme kohore, përfshi objekte arkeologjike, historike, etnografike dhe dokumente. Këto objekte janë të shfaqura në Muze, dhe përfaqësojnë mënyrën e të jetuarit në rajonin e Tepelenës gjatë periudhave të ndryshme, duke nisur nga Bronzi, deri në ditët e sotshme. Objektet më të rëndësishme shfaqen në pavijonet arkeologjike, dhe periudha më e rëndësishme kur janë bërë gjetjet i përket kohës së Ali pashë Tepelenës, po kështu pjesës së luftës për pavarësi, betejave të Vlorës dhe luftës kundër gjermanëve për çlirimin e vendit.