Muzeu Historik i rrethit Tropoje
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Muzeu historik i rrethit Tropojë u ndërtua në vitin 1985, është një ndër muzetë me te bukur persa i përket arkitekturës se jashtme, por edhe zgjedhjen funksionale te brendshme ku janë gërshetuar me se miri elementet e arkitekturës te banesës vendase me atë bashkëkohore.
Mjediset e këtij muzeu janë te bollshme dhe mese funksionale. Ka rreth 8 salla ekspozimi për eksponatet muzeale, me një sipërfaqe 1300 m². Këto salla janë projektuar e realizuar në formën e rrathëve koncentrik dhe ka një ndarje te kateve në forme te tille që kalon nga njëri kat në tjetrin pa u vene re, me 3-4 shkalle.
Një kompozim i tille u jep mundësi vizitoreve te lëvizin në forme spirale duke u ngjitur krejt natyrshëm nga salla në salle. Ky muze është i vendosur në qendër te qytetit, i harmonizuar bukur me mjediset përreth, me përmendoren e Tribunit te Vegjëlisë Bajram Currri, dhe në sfond me një copëz te bukurive te alpeve tona, krijon një ansambël te vërtete historiko-arkitekturore dhe një hijeshi te lakmueshme edhe për vizitoret.
Muzeu historik i Tropojës për peshën dhe vlerat muzeale e historike që mbart në gjirin e vet ; për përmasat, zgjidhjen arkitekturore funksionale, do te hynte i treti në vendin tone, pas muzeut Kombëtar dhe atij te Skënderbeut në Kruje.
Ky muze mbart me vete trashëgiminë shume shekullore kulturore dhe historike te trevës se Tropojës.