Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ndodhet në qytetin e Korçës dhe është ndërtuar në vitin 24 prill 1980 dhe është vendosur në dy banesa karakteristike korçare të shpallura monumet kulture. Siç kuptohet edhe nga emri ky muze konservon trashgimin më me vlerë të krijuar nga piktorët shqiptar për pesë shekuj. Në pavilionin e artit ikonografik janë ekspozuar pikturat me prestigjoze të erës pas bizantine. Ato janë të shekullit XII e XIV. Ky muze përmban 7500 objekte artistike prej guri, druri, leshi , argjendi dhe metale të tjera, kostume folklorike dhe objekte të tjera që tregojnë antikitetin, traditën dhe origjinalitetin e kulturës qytetare. Rreth 1200 objekte shumica me përkatesi kohore nga epoka bronzit dhe epokës së hekurit, dhe rreth 6000 jane ikona.
Galeria
Redakto-
"Ngjallja e Llazarit". Ikonë bizantine pikturuar nga Onufri (Onouphrios). Shekulli i 16-të.
-
Ikona e Shën Jovan Vladimir pikturuar nga Kostandin Shpataraku, nga Manastiri Ardenica në Shqipëri. Shenjtori përshkruhet si ulur në një fron në drejtkëndëshin qendror, i rrethuar nga skena të jetës së tij dhe mrekullive, sipas higjiografisë së tij greke.