Muzeu Kombëtar i Malit të Zi (Gjuha malazeze: Narodni muzej Crne Gore) është muzeu kombëtar si dhe muzeu më i madh në Mal të Zi. Muzeu është themeluar në vitin 1896 dhe ndodhet në CetinjeMalit të Zi.

Muzeu Kombëtar i Malit të Zi në Cetinje

Departamentet

Redakto

Muzeu është i ndarë në pesë departamente:

  • Muzeu Historik i Malit të Zi
  • Muzeu Etnografik i Malit të Zi
  • Muzeu Artistik i Malit të Zi
  • Pallati i Mbretit Nikolla [1]
  • Biljarda, Muzeu i Petar II Petroviq Njegosh

Posedimet

Redakto

Muzeu posedon Librin liturgjik Oktoih Prvoglasnik, një vepër e rëndësishme e shtypur nga fundi i shekullit XV. Ai gjithashtu pret ikonën origjinale të Zojës së Filermos, e cila kishte qenë në posedim të Urdhrit të Shën Gjonit që nga periudha e kryqëzatave . [2]

Rreth 3000 artefakte në pronësi të muzeut nuk mund të gjenden dhe supozohet se janë vjedhur me kalimin e viteve. [3]

Shih edhe

Redakto

Bibliografia

Redakto
  • de Giorgio, Cynthia (2007). St John's Co-Cathedral – Valletta (në anglisht). Santa Venera: Heritage Books (a subsidiary of Midsea Books Ltd). ISBN 9789993271710.

Referime

Redakto
  1. ^ Dvorac Kralja Nikole Arkivuar 16 maj 2021 tek Wayback Machine, waytomonte.com
  2. ^ de Giorgio 2007
  3. ^ "Tajna pohare Narodnog muzeja Crne Gore". Radio Slobodna Evropa (në serbo-kroatisht). Marrë më 2021-01-20.