Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është krijuar në vitin 1936 në Vlorë dhe është muzeu i parë shqiptar. Ndodhet në ndërtesën ku ka qëndruar qeveria e parë shqiptare. Ambienti më i rëndësishëm i muzeut është zyra e kryeministrit shqiptar Ismail Qemali dhe salla e mbledhjeve të qeverisë së parë shqiptare. Muzeu konsiderohet si një objekt muzeal i pëlqyeshëm. Ai përbëhet nga 2 dhoma dhe 2 korridorë. Në të janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe, pesha e së cilës i kalon caqet lokale. Ai ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit. Ky muze 3 vjetet e fundit ka qene nje nga sitet me te vizituara ne rang kombetar fale punes se pa lodhshme te drejtorit zotit Krenar Shtino i cili ka mblellur shume materiale dhe foto nga patriotet Kosovar.Ky muze ndodhet ne qytetin e Vlores