Muzeu i Kastriotëve
Muzeu i Kastriotëve ndodhet në fshatin Sinë të Njësisë Administrative Arras Bashkia Dibër. Muzeu ka filluar të ndërtohet në vitin 1982 dhe për herë të parë është hapur për publikun në vitin 1985. Në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut” (2018) , u bë i mundur restaurimi i Muzeut të Kastriotëve, monument kulture i kategorisë së II-të.