Muzeu i Pavarësisë Kombëtare
Muzeu i Pavarësisë Kombëtarenë Vlorë është krijuar në vitin 1936 dhe është muzeu i parë shqiptar.
Historia
RedaktoMe rastin e 50 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, u shpall Muze Kombëtar. Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë, janë hedhur themelet e shtetit shqiptar.
Muzeu Pavaresise u përurua ne 28 nëntor te vitit 1962 me rastin e 50 vjetorit te shpalljes se pavarësisë kombëtare. Ndërtesa gjate vitit 1913 është vend pune për qeverinë shqiptare, për rreth 6 muaj. Më 28 nëntor 1913 këtu u festua përvjetori i pare i pavarësisë. Nga viti 1936 deri në fillimet e Luftës se Dytë Botërore, ka shërbyer si muze historik kombëtar.
Muzeu është i pajisur me dokumente, fotografi e objekte origjinale, që pasqyrojnë përpjekjet e luftërat e popullit Shqiptar për çlirim kombëtar. Në të të jepet mundësia te shohësh kabinetin e punës si dhe sallën e mbledhjeve të qeverise provizore të Ismail Qemalit, flamujt origjinal të çetave kryengritëse dhe mjaft relike të kohës.
Ndërtesa e Muzeut te Pavarësisë është ndërtim i shekullit te XIX. Porsa i përket formës së saj, është forme e thjeshtë katërkëndëshi. Ndërtimi është me dy kate, me hyrje nga dy anë, njëra nga hyrjet me pamje nga deti ndërsa tjetra ne drejtim te kundërt me të. Objekti përmban dhe një ballkon me pamje nga deti (përmbi hyrjen kryesore). Persa i perkete materialeve kryesore te perdorur, jane druri dhe guri. Çatia eshte me konstruksion druri dhe e mbuluar me tjegulla. Muret jane te ndertuar me gure, kati i dyte eshte i shtruar me dysheme druri ndersa i pari me pllaka. Muret kane karakter mbajtes, pra kemi te bejme me me sistemin me mure mbajtes. Dyer, dritare dhe grila jane ne dru. Ballkoni i shtruar me pllaka dhe parapet prej druri eshte i mbeshtetur veç te tjerash ne dy kollona me seksion rrethor, kollona te cilat i japin nje formulim me dinjitoze hyrjes kryesore per ne objekt.
Objekti eshte i shpallur monument kulture ne vitin 1963. Objekti shquhet per vlera te medha historike e kombetare, lidhur me Qeverine Provizore te Ismail Qemalit, lidhur me shpalljen e pavaresise.