Muzeu i Rilindjes i Gjirokastrës
Muzeu i Rilindjes i Gjirokastrës u hap më 1969, në banesën e lagjes Dunavat ku lindën vëllezërit Bajo e Çerçiz Topulli, U kushtohet ngjarjeve dhe figurave historike të periudhës 1839-1939 në rrethin e Gjirokastrës. Nis me kryengritjet fshatare, paraqiten koha e Lidhjes së Prizrenit, veprimtaria . kryengritëse, në veçanti e vëllezërve Topulli, përpjekjet për shkollën dhe kulturën shqiptare, shoqëritë patriotike, pjesëmarrja në Luftën e Vlorës më 1920 etj.