Muzeu i Shkollës Normale të Elbasanit

Muzeu i shkollës normale në Elbasan është një muze që ndodhet në kuadër të Shkollës së Mesme Luigj GurakuqiElbasan.[1] Ky muze është i konceptuar si një muze historiko-pedagogjik. Dokumentet janë vendosur në një rend logjiko-kronologjik duke pasqyruar etapat dhe ngjarjet më të rëndësishme të historisë së arsimit të popullit tonë.

Pamje e muzeut të shkollës "Luigj Gurakuqi"

Historia e Muzeut:

Redakto

Ideatori i muzeut është Genc Trendafili, i cili e ngriti këtë muze me dokumente të cilat u mblodhën në çdo shtëpi elbasanase për t'iu dhuruar shkollës. Profesor Trendafili e projektoi ndërtimin fizik të muzeut në dy pjesë të cilat trajtojnë etapa dhe tema të ndryshme. Pjesa e parë që përmban informacionin historik mbi shkollën që nga krijimi i saj deri në vitin 1990 dhe pjesa e dytë, e cila përmban informacion nga viti 1990 deri në ditët e sotme.

Hapja e shkollës normale me 1 dhjetor 1909, ishte kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve për përhapjen e gjuhës dhe arsimit shqip. Pas revolucionit Xhon Turk (1908) u dhanë disa liri të pjesshme e të përkohshme të cilat u shfrytëzuan për hapjen e dhjetra shkollave fillore shqipe, shoqëri e klube kombëtare.

Normalja u hap e u mbajt me kontributet e vetë shqiptarëve; pa u mbështetur as nga shteti osman e as me përkrahjen e ndonjë shtetit tjetër.

Luigj Gurakuqi qe veprimtar i çështjes kombëtare, radhitës dhe nënshkrues i dokumentit të shpalljes së pavarësisë, njeri i letrave, arsimtar dhe personazh i politikës shqiptare. Ai është njëri nga personalitetet më të shquara të lëvizjes sonë kombëtare, arsimore e kulturore në fundin e Rilindjes Kombëtare dhe të fillimeve të Pavarësisë duke përjetuar ngjarjet më kulmore të jetës së vendit në çerekun e parë të shekullit tonë në shumicën e te cilave në mos organizator. qe pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.

Aleksandër Xhuvani ka qenë arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, nëpunës dhe ministër i shtetit shqiptar. Për punën e tij në lëmin e arsimit është nderuar me titullin Mësues i Popullit.

Më 1969 u bë ekspozimi kronologjik fondit arkivor. Fondi i muzeut përbëhet nga 5000 dokumente origjinal e fotokopje. Shkolla nuk mik priste vetëm nxënësit shqiptar por edhe ata të Kosovës e Maqedonisë. Shumë nxënës të tillë dolën nga portat e Shkolles Normale në Elbasan.

Shumë mësues dolën të gatshëm për të shkuar në luftë, gjithashtu iu bashkuan dhe nxënësit e tyre duke lënë bankat e shkollës. Shumë mësues ranë dëshmor për vendin sic ishin :Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi etj.

Pjesa e dytë e muzeut, e cila përfaqëson periudhën pas vitit 1945 dhe këtu është e fokusuar pjesa e mësimdhënies e shkollës. Në muze mund të shohim modelet e vjetra të ditarëve dhe regjistrave në atë kohë.

Shkolla Pedagogjike ishte shkolla e parë shqipe ,e cila përhapi dije në të gjithë popullin shqiptar. E veçanta e kësaj shkolle ishte mënyra e mësimdhënies me nxënësit në krye dhe mësuesit që i plotësojnë me dijet e tyre. Për shkak se ishte shkolla e parë shqiptare, e cila përgatiste mësues. Shkolla Normale nuk kishte metodologji të mirë përcaktuar për mësimdhënie ndaj nxënësve të saj të ardhur nga të katërta anët e Shqipërisë. Me kalimin e viteve normalistët dhe profesorët e shkollës botuan vepra metadike-didaktike që zhvilluan me tej porcesin e mësimdhenies në te gjithë nivelet e shkollës Normale.[2]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Shkolla normale e Elbasanit", Wikipedia, 2023-02-01, marrë më 2023-04-25
  2. ^ https://top-channel.tv/2019/10/29/muzeu-i-shkolles-normale-elbasan-thirrje-per-rinovim-dhe-dokumente-te-reja/