Muzeu i Shtimes
Muzeu i Shtimes është një muze komunal i qytetit të Shtimes. Muzeu është hapur më 19 janar të vitit 2004 dhe fillimisht ka qenë në Qendrën Tregtare “Eli-Ab”, ndërsa më vonë është bartur në objektin e renovuar të ish-Komunës.[1]
Historiku
RedaktoMuzeu i Shtimes ndodhet në objektin i cili është renovuar nga Programi i Bashkimit Evropian “Beautiful Kosovo“ (Kosova e Bukur). Vlera e përgjithshme e këtij projekti ka qenë 146,620.64 euro, mjete këto të siguruara nga Bashkim Evropian, ku me 10 për qind ka participuar edhe Komuna e Shtimes. Renovimin e këtij objekti të rëndësisë së veçantë historike e ka bërë firma ndërtimore “Euro-Project” nga Skënderaj. Kjo ndërtesë dykatëshe e ndërtuar qysh në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane është njëra ndër objektet më të vjetra të qytetit të Shtimes, e cila është shfrytëzuar për 145 vjet për nevoja të banorëve të kësaj treve. Më 1890 është ndërtuar nga Agush Aga, i familjes së vëllazërisë së Hysajve të Shtimes dhe një kohë të gjatë ka shërbyer si objekt i Komunës së Shtimes.[2]