Myfarete Laze ka filluar të këndojë kur ka qenë në shkollën fillore. Më vonë ajo merrte pjesë në festivalet e fëmijëve në Shkodër dhe pastaj në atë kombëtar. Në moshën 18 vjeçare iu ngjit skenës së festivlit të madh. Suksesi që ka pasur në këngët e saj ishte i padiskutueshëm, madje edhe vetë Vaçe Zela e ka përzgjedhur atë në këngën që do të këndonin në versione të ndryshme.

Bashkėkonkurrente me të ka qenë edhe Ema Qazimi dhe Irma Libohova, të cilat kanë pasur vokal brilant. Myfaretja, në fakt, është cilësuar në më të shumtën e rasteve me çmime tėëtreta. Kohët e fundit ajo ka nxjerrë në treg albumin me titull, "Më mungon", i cili përmban njëmbëdhjetë këngë. Me realizimin e albumit ajo mbushi njė boshllëk që e kishte gjithė kohës. Këtë e ka bërë edhe më shumë për të kënaqur adhuruesit e saj. Ajo vazhdon të ketë aktivitete dhe koncerte në vende të ndryshme të botës si këngëtarët e tjerë të muzikës sonë.

Veprat muzikore

Redakto

Disa këngë të kënduara nga Myfarete Laze:

  • "Shoqet ilegale", kënduar me Vaçe Zelën, çmim të parë
  • "Nën kurorën e ullirit" , me Ema Qazimin
  • "Nusja e maleve", me Irma Libohovën, çmim të tretë
  • "Gjuha jonë", çmim të tretë
  • "O Enver, o yll, o dritë", çmim të dytë
  • "Udhët e atdheut na thërrasin", çmim të tretë