Myshqet
Myshqet ose Briofitet (nga Gre.Bruon=Myshk , Phuton=Bimë) janë një grup i veçantë i bimëve të larta (kormofite) joenësore. Veçantia e tyre pasqyrohet në mungesën e rrënjës dhe indeve të mirfillta, siç ekzistojnë tek grupet e tjera të bimëve të larta. Kjo do të thotë se shumica e myshqeve kanë kërcellin dhe gjethet, por indet që ndërtojnë ato, nuk janë mirë të diferencuara.Ndërtimi i këtyre organeve është shumë i thjeshtë dhe ato , vetëm për nga funksioni , janë të ngjashme (analoge) me organet e bimëve të tjera kormofite.Këtë ndërtim e bën edhe më të thjeshtë mungesa e indeve të vërteta përçuese , të cilat te grupet e tjera të bimëve të larta . Këtë ndërtim e bën edhe më të thjeshtë mungesa e indeve të vërteta përçuese nëpër të cilat qarkullojnë materiet inorganike dhe organike . Pra , myshqet janë bimë pa tufa përçuese dhe për këtë hyjnë në grupin e bimëve joenësore(jovaskulare).
Ndarja e Myshqeve
RedaktoMyshqet paraqesin një grup relativisht të madh të bimëve të larta.Janë të njohura rreth 30 mijë lloje . Në bazë të ndërtimit dhe pamjes të tyre , divizioni i myshqeve ndahet në dy klasë : Myshqet Rrezhdore , me pamje tallusore dhe Myshqet e Vërteta , të pajisura me kërcellth dhe gjethëza.
Myshqet rrezhdore
RedaktoNë këtë klasë bëjnë pjesë myshqet me trup të shtypur, e të pajisur me pjesë gjethesh. Trupi i tyre nuk është i diferencuar në kërcellth dhe gjethe, por ka pamje tallusore dhe ndërtim dorziventral. Përfaqësues i formave me tallus të shtrirë është marhantia. Marhantia rritet në vende të lagështa, buzë ujërave, burimeve dhe vendeve me hije. Trupi i saj është i shtypur dhe i ndarë në rezhde deri 2 cm të gjera, që rriten palë-palë në gjatësi deri 20 cm. Trupi i marhanties, ka ndërtim mjaft të ndërlikuar. Nga tallusi ngroten fije në trajtë shtyllash, të cilat përfundojnë me një pllakëz të sheshtë ose me rrewmba në trajtë ylli. Në pjesën pllakore formohen anteridet, prandaj ky mbajtës shënohet si mbajtës anteridesh (anterdiofor), ndërsa ndërmjet rrembave formohen arkegonet, prandaj mbajtësit e tyre quhen (arkegonoifor). Individi që ka anterdiofor cilësohet bimë mashkullore, ndërsa ai që ka arkegonoifor, bimë femërore. Në këtë grup myshqesh me tallus të shtrirë pllakor, bëjnë pjesë edhe myshqet antocerotale (Anthocerotales), me gjininë më të njohur Anthoceros. Këtu dallohen nga marhantialet me sporogon të ngritur në trajtë silike, në kapsulën e të cilit gjendet një ind steril (kolumelë), që ushqen sporet. Grup tjetër i këtyre myshqeve janë ato të rendit Jungermaniales, në të cilin bëjnë pjesë rreth 9.000 lloje. Myshqet rrezhdore me tallus të ngritur janë ato të rendit Calobryales. Këto kanë tallusin e përpjetë në trajtë kërcellthi të pajisur me pjesë në trajtë gjethesh. Megjithatë, ndërtimi i tyre është dorziventral.
Myshqet e vërteta
RedaktoMyshqet e vërteta janë të diferencuara në kërcellth dhe gjethëza, ndërsa për trualli përforcohen me rizoide të degëzuara. Gjethëzat kryesisht vendosen në mënyrë spirale nëpër kërcellth dhe më shpesh janë të ndërtuara nga një shtresë qelizash, me përjashtim të diellit të mesit që mund të jetë shumështresor. Proceset e shumëzimit seksual dhe joseksual si dhe ndërrimi i gjeneratave janë të ngjashme me ato të myshqeve të tjera. Ajo që i dallon nga myshqet rrezhdore, është sporogoni (sporofiti) më i zhvilluar i këtyre myshqeve. Sporogoni këtu është i pajisur me këmbëz të shkurtër apo të gjatë, që e ngritë kapsulën lart dhe mundëson përhapjen e sporeve. Myshqet e vërteta përfshijnë rreth 15.000 lloje të njohura deri tash. Këto ndahen në tri nënklasë: myshqet e gjelbra, myshqet e bardha dhe myshqet e zeza.
Myshqet e gjelbra janë grupi më i madh i myshqeve të vërteta. Ato karakterizohen me ngjyrën e gjelbër, me të cilën dallohen nga myshqet e tjera të vërteta. Përfaqësues i këtyre myshqeve, që rritet edhe në viset tona është plisorja e rëndomtë (Polytrichum commune). Plisorja është bimë e gjelbër, e lartë deri 20 cm, që rritet në vende me lagështi dhe me hije. Plisorja është bimë dioike. Pas fekondimit të qelizës vezë, formohet zigoti dhe embrioni, nga i cili zhvillohet sporogoni me këmbëz të gjatë dhe i mbuluar me kaliptër të thurur nga fije si qeleshe deri në pjekje të tij. Sporogoni ka kapsulë me ndërtim të ndërlikuar. Në qendër të saj gjjendet shtylla sterile (kolumela), e cila i sjell ushqim indit sporogjen, që gjendet rreth saj. Nga indi sporogjen do të formohen sporet njëqelizore haploide. Pas pjekjes së sporeve hapet kapaku i kapsulës dhe ato lirohen për t'u përhapur dhe nëse bijnë në vend të përshtatshëm do të mbijnë në protonemë penjzore. Gjini të njohura janë: Polytrichum, Mnium, Tortula, Dicranum, Fissidens, Bryum, Funaria, Ceratodon, Leucobryum, Climacium etj.
Myshqet e bardha përfaqësohen me një gjini (Sphagnum) me rreth 300 lloje, të cilat rriten në vende moçalike. Sfanjumet kanë kërcellth të degëzuar dhe të pajisur me gjethëza të vogla, të vendosura dendur nëpër degëza anësore. Pjesët e poshtme të kërcellthit janë të zhytura në ujë dhe gradualisht shkatërrohen,, duke formuar një sediment të njohur me emrin turfë ose turbë, ndërsa rritja e bimës bëhet me pjesën e sipërme. Një degëz e sipërme për çdo vit rritet më shumë se të tjerat dhe gradualisht ndahet nga bima amë dhe kështu bëhet shumëzimi vegjetativ i këtyre myshqeve. Ndërtimi i kërcellthit dhe i gjethes është shumë i thjeshtë. Ato kanë numër të madh qelizash të vdekura, të mbushura me ujë, nga të cilat vjen ngjyra e bardhë, edhe pse gjethëzat kanë qeliza me kloroplaste, por ato janë shumë të ngushta dhe ngjyra e gjelbër e tyre nuk vjen në shprehje. Shumëzimi i sfanjumeve është i ngjashëm me atë të myshqeve të gjelbra. Nga sporet e sfanjumit formohet protonema tallusore, e vetmja pjesë me rizoide, nga e cila formohet bima e re pa rizoide.
Myshqet e zeza përfshijnë numër të vogël myshqesh, të përhapura në shkëmbinjë jogëlqerorë të Arktikut dhe Antarktikut. Këto rriten në tufa të dendura, duke formuar "livadhe" ngjyrë kafe të mbyllët. Gjini të njoura janë: Neuroloma dhe Andeaea.