Myslim Pasha ish-drejtori i Institutit të Topografisë Ushtarake të Shqipërisë, kolonel, njëherësh profesor me gradën shkencore “Kandidat i shkencave”, i laureuar me titullin “Mjeshtër kërkimesh”.

Myslim Pasha lindi në Kremenar Të Mallakstrës në vitin 1945.

Kreu shkollën ushtarake “Skënderbej” dhe atë të oficerëve në vitin 1965.

Shërbeu në Detashmenin Topogjeodezik të Shtabit të Përgjithshëm, e më vonë në Institutin Topografik të Ushtrisë në detyra të ndryshme. Kreu studimet e larta në degën “Gjeodezi” të Universitetit të Tiranës, në vitin 1975. E gjithë veprimtaria e tij në fushën e hartografisë dhe fotogrammetrisë është e përfshirë në kontribute brenda strukturave ushtarake.

Në vitin 1983, ndëshkohet nga Partia e Punës, për ndikime ideologjike e krijime grupazhesh në Institut. Largohet në një një Njësi Ushtarake në Fier deri në vitin 1991, kur kthehet sërish, në Tiranë. Largohet nga Ushtria në vitin 1992. Me një grup kolegësh krijon byronë hartografike “Gjeo-Vjosa” dhe punon aty deri në vitin 1997. Po këtë vit rikthehet në ushtri.

Drejton për dhjetë vjet Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, në vitet 1997-2007. Merr gradën madhore ushtarake “Kolonel” Në vitin 1990 fiton gradën shkencore “Doktor i Shkencave”. Në vitin 2005 merr titullin “Mjeshtër Kërkimesh”. Është autor i disa botimeve teknike, midis të cilave, “Portreti Gjeodezik dhe Hartografik i Shqipërisë” (bashkautor), “Mbulesa e Tokës Shqiptare”, “Gjeografia Ushtarake”, “Simbolet e hartave topografike të shkallës 1:50 000, standarde të NATO-s”, “Fotogrammetri dhe Fotointerpretim” dhe së fundi “Remote Sensing” dhe “Deti që nuk falet”.

Ka ideuar dhe drejtuar studime për krijimin e hartave si dhe duke dhënë ndihmesë shkencore në pjesëmarrje e referime brenda dhe jashtë vendit. Përvoja shkencore është ndërthurur edhe me botime në fushat e cituara më sipër të cilat janë përcjellë paralel edhe me karrierën tij akademike.

Hapësira artistike bashkëjeton me të. Në lëmin e krijimtarisë letrare, ka botuar : “Mallakastra (poemë), (1974) ; “Në tokën time“ (1978), “Gurra e florinjtë” (1978), “Urat e gjakut” (1996), “Fajkua” (2001) dhe drama “Gërdeci në motin e Asteroidit” (2008).

Ndërkaq, folklori, e sidomos polifonia jugore shqiptare gjallon në jetën e tij. Në vitin 1996, me një grup mallakastriotësh, krijon ansamblin polifonik ”Mallakastër- Zëri i Nënës” Janë të njohura krijimet dhe interpretimet si : “Rrapo Hekali, në polifoninë epike”, “Këngë për Ismail Klosin” etj.

Në vitin 1993 nismoi krijimin e Shoqatës “Rrapo Hekali” e cila më vonë mori emrin ”Mallakastra”. Nga viti 2001-2007 ishte Kryetar i kësaj shoqate.

Gjatë vitit të fundit hulumtoi Marrëveshjen për Delimitimin e Kufijëve detarë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Në hartografimin e vijës ndarëse detare midis të dy shteteve ai hasi moszbatim të Konventës së Detit – 82, si dhe mosndërthurje njohëse juridike, gjeohartografike, të cilat sollën një situatë me një ndjeshmëri të lartë deri në rrëzim të saj nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Aktualisht ai ligjëron leksione në Universitetin Politeknik të Tiranës në lëndët “Fotogrammetri dhe Fotointerpretim” si dhe “Remote Sensing" (Imazhe Satelitore) në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave, Dega Gjeoinformatikë.

Është i martuar dhe ka tre fëmijë : Auronin, Ejontën dhe Ditonin. Jeton në Tiranë me bashkvshorten, Leonorën.

Botimet Redakto

Letrare Redakto

“Mallakastra (poemë), (1974) ; “Në tokën time“ (1978), “Gurra e florinjtë” (1978), “Urat e gjakut” (1996), “Fajkua” (2001) dhe drama “Gërdeci në motin e Asteroidit” (2008).

Shkencore Redakto

“Portreti Gjeodezik dhe Hartografik i Shqipërisë” (bashkëautor), “Mbulesa e Tokës Shqiptare”, “Gjeografia Ushtarake”, “Simbolet e hartave topografike të shkallës 1:50 000, standarde të NATO-s”, “Fotogrammetri dhe Fotointerpretim” dhe sëfundi “Remote Sensing” dhe “Deti që nuk falet