N'ato maja rripa rripa
N'ato maja rripa rripa është këngë partizane shqiptare.
Teksti
RedaktoN'ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë
Ndizet lufta për liri e derdhet gjak
Janë trimat partizanë që luftojnë
janë bijtë e Shqipërise që marrin hak! (x2)
Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi.
Ref:
Se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri! (x2)
Me përpara një flamur të kuq në duar!
Me një torbë me fishekë e një dyfek!
Të sfilitur prej fashizmit të copëtuar
turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg. (x2)
Sot po dridhet tirania anembanë!
Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi.
Ref:
Se u mbushën malet plot me partizanë,
se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri! (x2)