Në ato maja rripa-rripa
këngë
Këngë partizane
Teksti
Redakto- Ato maja rripa-rripa seç gjëmojnë.
- Ndizet lufta për liri e derdhet gjak.
- Janë trimat partizanë që luftojnë,
- janë bijtë e Shqipërisë që marrin hak!
- [Ref.]
- Sot po dridhet tirania anembanë!
- Sot po digjet e po bëhet shkrumb e hi,
- se u mbushën malet plot me partizanë,
- se u ngrit sot gjithë Shqipëria për liri!
- Me përpara një flamur të kuq në dorë!
- Me një torbë me fishekë e një dyfek!
- Të sfilitur prej fashizmit të copëtuar
- turren trimat dhe luftojnë shteg më shteg.