Në botën e arbëreshëve të Italisë

Në botën e arbëreshëve të Italisë libër për gjuhësin me autor Eqrem Çabej. Shtëpia botuese: "Çabej", viti i botimit 2017. Faqet e librit 226. ISBN 978-99956-35-34-4


Koment nga Matteo Mandalà

Çabej shpërndau mjegullën e dendur që kishte rrethuar historinë, gjuhën, letërsinë, kulturën dhe etnografinë arbëreshe dhe u rrëfeu udhën studiuesve të rinj për një qasje epistemologjike më moderne e organike ndaj studimit të çështjeve ende të hapura të botës sonë arbëreshe.

Jo rastësisht Çabej i konsideroi arbëreshët si një burim i pashtershëm për njohjen dhe studimin e historisë së gjuhës shqipe si edhe të përmasave të saj antropologjike e kulturore, duke u njohur atyre një rol që për fat të keq ende sot nënvlerësohet:

"Nga këto vatra të shkëputura, nga ky "gjaku ynë i shprishur", si shprehet Jeronim De Rada, ato të Italisë nga pikëpamja kulturale zënë vendin e parë. Bijtë e shquar që kanë dalë prej këtyre vatrave të andejdetit kanë vënë një gur themeltar në ndërtesën e një kulture shqiptare."

... Asnjë gur, sado i lashtë, nuk ka gojë të dëshmojë për historinë po nuk e bëri të flasë arkeologu i dijes. Eqrem Çabej i dha gojë historisë së arbëreshëve dhe rolit të tyre në kulturën mbarëshqiptare e për këtë arbëreshët do t'i jenë përjetë mirënjohës.