Në një cep të Ilirisë së poshtme është veprë e shkrimtarit shqiptar Mitrush Kuteli.

"Ditë paqe e ditë lufte në Enkelinë e mbret Bardhylit" dhe "Nga Dyrakiona në Bardhonë" flasin për ngjarje që zhvillohen në lashtësi në një cep të Ilirisë së Poshtme. Ky "cep" është Shqipëria jonë e sotme, që bënte pjesë qëmoti në botën e madhe ilire, të zhgalitur dhe të coptuar gjatë shekujve në luftrat e rrepta kundër pushtonjësve romakë dhe më tej kundër vërshimeve të disa popujve të shkulur e të dyndur nga Lindja.