Nën qiellin e Prishtinës
Nën qiellin e Prishtinës libër me autor Duro Mustafai. Botuar nga "Toena", në vitin 2008. Faqet e librit 207.
Duro Mustafai e ka shkruar këtë libër me një pasion rinor, me një nderim shembullor për ndjenjën njerëzore, me fjali të shkathëta dhe me ligjërime të përveçme për çdo situatë e karakter, me dhimbje për ndëshkimet e kohës dhe trishtim për çka njeriu prish vetë. Ky është një libër që të frik dhe të iluminon. Jo gjithçka vjen prej "arsyes shtetërore". Shumëçka vjen prej "arsyes patriarkale". Njerëzit dhe ngjarjet janë në kornizë, por me më pak kufij se në kohën e tyre. Nën qiellin e Prishtinës, është një ode që i kushtohet një dashurie të flijuar. Fati i Ljubas dhe Sadriut vërtitet nëpër kohëra. Flijimi i tyre s’mund të thuhet se i takon së shkuarës. Kjo i jep librit një vlerë jo vetëm dokumentare dhe letrare, por edhe ndihmesë në realitetet tona.