Projekti 613 ose emërtimi i Natos klasi "Whiskey" janë nëndetëse konvencionale të brezit të dytë mbas asaj të parës Projektit 611 ose klasi Zulu që u ndërtuan në Bashkimin Sovjetik pas mbarimi të luftës së dytë botërore. P-613 janë ndërtuar ndërmjet viteve 1949-1958 me gjithsej 215 (ne BRSS) njësi duke mbajtur rekordin për lloj nëndetëse të ndërtuar në kohë paqeje. Këto nëndetëse rridhnin nga kërkesa e programit sovjetik për ndërtimit e anijeve luftarake, program i viteve 1946-1955. Konceptimi i nëndetëseve konvencionale sovjetike të mbas luftës bazohej në përvojën e fituar gjatë luftës së dytë botërore, tek nëndetëset sovjetike të klasit S dhe sidomos tek nëndetëset e kapura gjermane U-Boat lloji XXI nga të cilat u morën shumë zgjidhje teknologjike, konstruktive dhe hidromekanike për arsye sepse lloji XXI ishin nëndetëset më të arrira në atë kohë dhe përbënin një përparim të madh në fushën e teknikës së thellësisë. 21 njësi të tjera P-613 u ndërtuan në Republikën Popullore të Kinës të njohura ndryshe si lloji 03. Në total janë ndërtuar 236 njësi gjithsej.

2 dhjetor 1951 i prezantohet Flotës Sovjetike nëndetësja e parë P-613 me numër bordi S-80. S-80 u ndërtua në kantierin "Krasnoye Sormovo" dhe ishte njësia e parë e një serie prej 215 nëndetësesh konvencionale P-613 të ndërtuar në BRSS. P-613 ishin nëndetëse të arrira, me aftësi mjaft të mira detare.

Historia e projektimit të Projektit 613

Redakto

Fillimi i punës për projektimin e nëndetëseve P-613 datojnë në vitet 1942 - 1944. Konstruktorët sovjetik fituan përvojë të madhe gjatë punës për projektimin dhe ndërtimin e nëndetëses klasi S. Në vitin zyra konstruktive CKB-18 filloj punën projektuese për nëndetëset projekt 608, 608-1 të cilat nuk u realizuan dhe projektin 97 për të cilin filloi ndërtimi. Në fund të vitit 1944 sollën në qytetin e Kronshtadit mbetjet e nëndetëses së mbytur gjermane U-boat tipi VIIC me numër bordi U-250 e cila kishte të dhëna teknike-taktike pothuajse të njëjta me ato që kërkoheshin nga projekti 608. Komisari i Flotës Sovjetike të asaj kohe admirali Nikolla Kuzniecova merr vendim për ndërprerjen punës për projektimin e projektit 608 deri në mbarimin e analizave të zgjidhjeve konstruktive të përdorura në nëndetësen gjermane.

Nga viti 1945 Bashkimi Sovjetik kishte të tëra llojet e nëndetëseve gjermane të luftës së dytë botërore duke përfshirë nëndetëset si njësi ashtu edhe dokumentacionin teknik për secilën. Interes më të madh për sovjetikët përbënin nëndetëset gjermane të brezit së fundit lloji XXI te cilat vlerësoheshin si nëndetëset më të mira për atë periudhë. Disa nëndetëse të llojit XXI kanë bërë pjesë në përbërjen e Flotës Sovjetike deri në fillimit e viteve 60. Zgjidhjet konstruktive që ishin përdorur në këto nëndetëse do të kishin një domethënie dhe ndikim të madh në projektimin e mëtejshëm të nëndetëseve të mesme dhe të mëdha sovjetike.

Në fillim të vitit 1946 udhëheqësit e Flotës sovjetike miratuan kërkesat tekniko-taktike për nëndetësen e llojit të mesëm P-613. Si përfundim u kryen disa ndryshime në krahasim me projektin 608 si rritje e shpejtësisë, largësisë së veprimit dhe peshës. Në gusht të vitit 1946 në zyrën konstruktive CKB-18 mbërritën kërkesa të reja tekniko-taktike për P-613. Projektet e përfunduara për P-613 u miratuan nga udhëheqja e BRSS duke i hapur rrugë ndërtimit të tyre. Në plan ishte të ndërtoheshin 340 nëndetëse por faktikisht u ndërtuan 215 njësi.

Rolet kryesore

Redakto

Nëndetëset P-613 janë nëndetëse me shtytje diesel-elektrike (konvencionale) dhe me armatim kryesor sulurin. P-613 janë projektuar kryesisht për: silurim dhe shkatërrim nëndetësesh, silurim dhe shkatërrim anijesh mbiujëse dhe karvanesh detare, vendosje minash detare, spiunazh dhe lëshim deversantësh.

Përshkrim i konstruksionit

Redakto

P-613 ishin nëndetëse me dy skafe, skafi i rëndë dhe skafi i lehtë.

Skafi i rëndë ishte i gjatë 58 m, i tëri i salduar dhe fillonte nga korniza 17 për të përfunduar në kornizën 117 dhe përbëhej nga korniza dhe membrana trashësia e të cilave në përgjithësi varionte nga 16 mm deri në 20 mm në varësi të seksioneve. Në disa seksione trashësia e membranës arrin deri në 26-30 mm. Largësia ndërmjet kornizave varion nga 450 mm në 600 mm. Skafi i rëndë ka formën e një tubi dhe ndahej në 7 lokale të veçuar nga njëri-tjetri me mure të pa përshkueshëm nga uji. Lloji i çelikut me të cilin ishte ndërtuar skafi i rënde përdorej për herë të parë për ndërtimin e nëndetëseve dhe kishte kufi elasticiteti 392,4 MPa. Ne lokalet e akumulatorëve si të bashit ashtu edhe të kicit skafi i rëndë kishte formën e numrit tetë. Zgjidhje marrë nga nëndetësja gjermane e llojit XXI dhe e aplikuar me qëllim fitimin e një hapësire më të madhe për vendosjen e akumulatorëve të cilët kanë përmasa dhe peshë të konsiderueshme dhe kjo përbën një problem në vete dhe shpesh jo te vogël për projektuesit nëndetëseve.

Siç përmendet me lart skafi i rende ishte i ndare ne 7 lokale. Secili lokal kryente një funksion te caktuar dhe sipas funksionit kishte te montar paisjet dhe mjetet e nevojshme. Duke filluar numërimin nga bashi lokalet ishin:

Lokali 1 (nga korniza 17 ne te 38). Lokali silurist i bashit. Ne këtë lokal ishin te montuara kater tuba lëshimi silurësh 533,4 mm si dhe mjedis edhe për 6 silura te tjerë rezervë. Gjithashtu ndodheshin edhe mekanizmi hidraulik te timonëve te thellësisë, motori elektrik i spirancës, luk për ngarkim te silurëve, ventilatorë te silurëve, cisternat e kompensimit, cisternat e ujit te ëmbël si dhe krevate fjetje.

Lokali 2 (nga korniza 38 ne te 52). Lokali i akumulatorëve te bashit. Ne te vendoseshin akumulatorët e bashit, mensën e oficerëve, krevate fjetje për oficeret, kabina e komandantit si dhe ajo e z-komandantit, automati i baterive, cisterne e ujit te distiluar, kabina e radios, cisterna e karburantit si dhe 3 bombula me ajer te ngjeshur.

Lokali 3 (nga korniza 52 ne te 65). Dhoma e kontrollit te nendeteses. Ne te ndodheshin paisjet kryesore te komandimit te nendeteses si 2 periskope (periskopin luftarak dhe periskopin lundrues), kontrollin e antenave te radiostacionit dhe radiolokacionit, qendra e kontrollit te ajrit te ngjeshur, qendra e kontrollit te zhytjes, qendra e kontrollit te timoneve te thellesise, ekosonda, log, kabina e lundrimit, radiomarresi, kabina hidro, mikrofoni i komunikimit ne tere nendetesen, rregullatori automatik i tensionit, pompat e avarisë si dhe te harjes, cisterne e ujit te pishem si dhe cisterne e ujërave te zeza etj.

Lokali 4 (nga korniza 65 ne te 78). Lokali i akumulatoreve te kicit. Ne te ndosheshin mensa e nenoficereve dhe mjediset e fjetjes per nenoficeret, WC, guzhina, lavamani, automati i baterive, 3 bombula me ajër te ngjeshur, ngjeshes elektrik, gjenerator te rrymes se ndryshueshme dhe te gjirokompastit, cisterne karburanti dhe ujit te distiluar.

Lokali 5 (nga korniza 78 ne te 92). Lokali i motoreve diesel. Ne kete lokal ndodhen 2 motore diesel te llojit 37D, cisterna filestare e karburantit, cisterna e vajit, cisterna e mbledhjes se papastertive te karburantit, cisterna e mbledhjes se papastertive te ujit, ftohesi i vajit, lloje te ndryshme pompash, 2 ngjeshes ajri si dhe sistemin e ventilimit te lokaleve dhe te baterive.

Lokali 6 (nga korniza 92 ne te 104). Lokali i motoreve elektrik. Ne te gjendeshin 2 motoret kryesor elektrik, 2 motore te lundrimit ekonomik, 4 tabela e manovrimi si dhe tabela e shperndarjes, rregullatori automatik i tensionit, 2 gjenerator te prodhimit te rrymës se ndryshueshme bashke me tabelat shperndarese, cisterne e ujit te pishem si dhe krevate për ekuipazhin.

Lokali 7 (nga korniza 104 ne te 117). Lokali silurist i kicit. Në këtë lokal ishin te montuara 2 tuba lëshimi siluresh 533,4 mm, mekanizmat drejtues te timonit te kursit si dhe timonave te thellësisë, pompa e tharjes, cisterna e kompensimit etj etj.