Historiku i themelimit

Redakto

Ndërmarrja "Monting" u themelua në vitin 1993 në Prishtinë. Në fillim u punua në instalimet elektrike të objekteve të vogla dhe të mesme si dhe në kompletimin e Trafostacioneve distributiv. Në vitin 1995 u themelua reparti për riparimin e transpormatorëve energjetik i cili u tregua shumë i suksesshëm. Gjatë periudhës 1995-1998 sa funksionoi ky repart u riparuan rreth 200 transformator të fuqisë prej 30-630 kVA.

Shkatërrimet e luftës e prekën edhe ndërmarrjen "Monting" për shkak se të gjitha mjetet e punës dhe punëtoria ishin të djegura, prandaj u desh që gjithçka të niset nga e para. Vullneti i madh dhe profesionalizmi ndikoi që ndërmarrja të ngritet sërisht por tani me hapa shumë të shpejtë.

 
Ndermarrja Monting

[1]

Fillimisht u punua sërisht në riparime të Transformatorëve dhe në kompletimin e Trafostacioneve. Montingu pas luftës punoi në riparimin dhe kompletimin e shumë trafostacioneve të tensionit të mesëm si trafostacioni në Gurëthyes te kroni i Mbretit 2X630 kVA 10/0.4 kV si dhe Trafostacioni i Gurëthyesit në Çikatovë 35/10 kV.[1] Arkivuar 7 shkurt 2014 tek Wayback Machine Gjatë gjithë kësaj kohe stafi i Montingut u plotësua me kuadro të reja dhe specialistë të fushave të ndryshme si elektrikë dhe makineri. Më tutje Montingu punoi në kompletimin dhe montimin e Trafostacioneve të reja si dhe ndërtimin e largëpërquesve të rinjë të tensionit të mesëm 10(20) kV si dhe rrjeta të tensionit të ulët 0.4 kV, si ndërtimi i LP ajror në Ferizaj nga Ferizaji 3 deri në Bibaj si dhe ndërtimi i LP ajror dhe ndërtimi i trafostacionit shtyllë në fshatin Tankosiq - Ferizaj, ndërtimi i LP ajror dhe Trafostacioneve blindë në Ajvali, Bërnic si nënkontraktor të Parsonsit etj.

Shërbimet

Redakto

Montime

Redakto
  • Kompletimi dhe montimi i transformatorve distibutiv 10(20)/0.4 kV të fuqisë 50-1000 kVA
  • Montimi i transformatorve deri në 400 kV
  • Montimi i transformatorve deri 35 kV
     
    Sherbimet e Montingut
    [2]
  • Ndërtimi i kanalizimeve kabllore
  • Ndërtimi i linjave kabllore të tensionit të ulët dhe të mesëm
  • Ndërtimi i rrjetave të tensionit të ulët
  • Instalime te të gjitha llojëve

Projektime

Redakto
  • Projektimi i instalimeve elektrike
  • Projektimi i trafostacioneve të tensionit
  • Të mesëm projektimi i largëpërquesve deri 35 kV
     
    Sherbimet e NTSH Monting
    [3]
  • Projektimi i linjave kabllore të tensionit të ulët dhe të mesëm
  • Projektimi i instalimeve të lajmëruesve të zjarrit etj.[4]

Shqyrtime

Redakto
  • Shqyrtimi i mbrojtjeve
  • Matja e rezistencës së tokëzimit
  • Matja e tensionit të hapit dhe prekjes
  • Shqyrtimi i rezistencave të izolimit të kabllove dhe pajisjeve me tension të lart
  • Shqyrtimi i qarqeve dhe pajisjeve sekodare dhe mbrojtjeve rele, matje në TS 10-400kV etj.

Riparime

Redakto
  • Riparime të largëpërquesve
  • Riparime të instlimeve elektrike
  • Riparime të trafostacioneve
  • Rekonstruktime të rrjetave distributive
  • Rekonstuime të rrjetave telefonike etj.

Referimet

Redakto