Nacionalizmi qipriot grek
Nacionalizmi qipriot grek, i njohur gjithashtu si helenizmi qipriot, është një formë e nacionalizmit etnik që thekson grekitetin e kombit qipriot. Nuk është njësoj si nacionalizmi grek, qëllimi kryesor i të cilit është integrimi i Qipros në Greqi — një proces i njohur si enozë. Duke braktisur idenë e enozës, nacionalistët qipriotë grekë synojnë tani të krijojnë një shtet të kontrolluar nga grekët qipriotë me marrëdhënie të ngushta me Greqinë, të cilën ata e shohin si "mëmëdheun" e tyre.[1] Variantet e nacionalizmit qipriot grek janë përkrahur në të gjithë spektrin politik të Qipros nga Lëvizja e qendrës së majtë për Demokracinë Sociale, Partia Demokratike dhe Mbeldhja Demokratike e qendrës së djathtë dhe Horizontet e Reja të krahut të djathtë, si dhe Kisha e Qipros.[1]
Pushtimi turk i Qipros në vitin 1974 çoi në një margjinalizim fillestar të nacionalizmit qipriot grek dhe në ngritje pasuese të qipriotizmit, në kundërshtim me nacionalizmin tradicional grek;[2] megjithatë, zgjedhja e Andreas Papandreut në 1981 si Kryeministër i Greqisë me politikat e tij të "nacionalizimit" të problemit të Qipros dhe vizita e tij në shkurt 1982 në Qipro çoi në një rinovim të nacionalizmit qipriot grek.[3] Në nëntor 1993, Papandreu dhe Presidenti i Qipros Glafko Kleridi njoftuan shkrirjen e politikave të jashtme dhe të mbrojtjes greke dhe qipriote nën një "Doktrinë të re të hapësirës së mbrojtjes së përbashkët" dhe Qiproja u bë anëtare e Bashkimit Evropian në 2004, e cila u pa si alternativa më e mirë e mundshme për enozën e plotë. Kundërshtarët e masës përfshinin udhëheqësin qipriot turk Rauf Denktaşsh, i cili e quajti atë "enozë nga dera e pasme".[4]
Nacionalizmi qipriot grek dhe qipriotizmi dallojnë, me pikëpamjet e kundërta për shkaqet dhe zgjidhjet e mosmarrëveshjes së Qipros, të cilat korrespondojnë me opozitën politike djathtas – majtas.[2] Slogani për nacionalizmin qipriot grek është "Qiproja është greke", ndërsa slogani i qipriotizmit është "Qiproja i përket popullit të vet".[2]
- ^ a b Hay & Menon 2007.
- ^ a b c Madianou 2012.
- ^ Chrysostomos Pericleous, Cyprus Referendum: A Divided Island and the Challenge of the Annan Plan, pp.117-121, 2009
- ^ Christalla Yakinthou, Political Settlements in Divided Societies: Consociationalism and Cyprus, p.203, 2009, quoting Rauf Denktaş