Namazi me xhemat falet në xhami. Disa njerëz duhet të qëndrojnë në rreshta pas një imami drejt kiblës. Imami duhet të jetë dijetar ose ai i cili ka dituri ose e din përmendsh Kur'anin. Imami duhet të jetë mashkull.

Disa burra duke u falur në një xhami në Damaskë

Ibn Ebi Omeri ka thënë: Sunneti është se besimtarët duhet të qëndrojnë pas imamit, sepse Muhammedi ishte duke u fal, erdhën Xhabiri dhe Xhabari, njëri shkoj në krahun e djathtë e tjetri në të majtë, kurse Muhammedi i kapi të dytë dhe i shtyri mbrapa.

Sa i përket femrave, namazi i tyre më e mirë është në shtëpi. Por nëse marrin pjesë, ato duhet të qëndrojnë në rreshtin e fundit. Poashtu nëse ato marrin pjesë, ato nuk duhet të qesin parfum. Muhammedi ka thënë: Mos i ndaloni robreshat e Allahut (dmth femrat) që të mos shkojnë xhamitë. Nuk është e lejueshme për femrën të shkoj në xhami me parfum. [Transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi].