Narcis Monturiol i Estarriol (shqiptimi katalon: [nərsiz muntuɾiɔɫ i əstəriɔɫ], spanjisht: Narciso Monturiol y Estarriol, 28 shtator 1819 - 6 shtator 1885) ishte një intelektual, artist dhe inxhinier spanjoll. Ai ishte shpikësi i parë i motorit me djegie të pavarur nga ajri që u përdor në nëndetëse.

Narcís Monturiol i Estarriol
Të dhëna vetjake
U lind më28.09.1819
Figueres, Spanjë
Vdiq më06.09.1885(65 vjeç)
Sant Martí de Provençals, Barcelona e sotme, Spanjë
NënshtetësiaSpanjoll
PunësimiPolitikan,Shkencëtar,Ingjinier,Artist

Biografia

Redakto

Monturiol e Estarriol ka lindur në qytetin e Figueres, Kataloni, Spanjë. Ai ishte djali i një bakërpunuesi. Monturiol shkoi në Gjimnazin në Cervera dhe u diplomua për drejtësi në Barcelona në vitin 1845.Ai i ka zgjidhur problemet themelore të kërkimeve nënujore. Në fakt, Monturiol shpiku nëndetësen e parë plotësisht funksionale.[1][2]

Monturiol kurrë nuk e praktikoi ligjin, në vend të kësaj u kthye kah talenti i tij për të shkruar dhe botuar, duke ngritur një kompani botuese në vitin 1846, në të njëjtin vit ai u martua me gruan e tij Emilia. Ai prodhoi një seri të revistave dhe broshurave duke përkrahur bindjet e tij radikale në feminizmin, pacifizmin, dhe komunizmin utopik. Ai gjithashtu themeloi gazetën La Madre de Familia, në të cilën ai premtoi "që t'i mbroj gratë nga tirania e njerëzve" dhe La Fraternidad, gazeta e parë komuniste e Spanjës.

Miqësia e Monturiol me Abdo Terrades e udhëheqi atë drejt bashkimit me Partinë Republikane dhe rrethi i tij i miqve përfshiu emra të tillë si muzikanti Josep Anselm Clave, dhe inxhinieri dhe reformisti Ildefons Cerda. Monturiol gjithashtu u bë një ndjekës entuziast i mendimtarit utopik dhe socialist Étienne Cabet; ai popullarizoi idetë e Cabet-it nëpërmjet La Fraternidad dhe prodhoi një përkthim spanjisht të romanit të tij Voyage en Icarie. Një rreth i formuar rreth La Fraternidad mbledhi para të mjaftueshme për një prej tyre për të udhëtuar në komunitetin utopik të Cabet-së, Icaria.

Pas revolucioneve të vitit 1848, një nga botimet e tij u shtyp nga qeveria dhe ai ishte i detyruar për një mërgim të shkurtër në Francë. Kur ai u kthye në Barcelonë në vitin 1849, qeveria e kufizoi veprimtarinë e tij botuese, dhe ai e ktheu vëmendjen e tij në shkencë dhe inxhinieri.

Një qëndrim në Cadaqués e lejoi atë të vëzhgoj punën e rrezikshme të mbledhësve të koraleve, ku ai ishte edhe dëshmitarë në vdekjen e një njeriu që u mbyt gjatë kryerjes së kësaj pune. Kjo e nxiti atë për të menduar lidhur me drejtimin e nëndetësve dhe në shtator të vitit 1857 ai u kthye në Barcelonë dhe organizoi shoqërinë e parë tregtare në Kataloni dhe Spanjë dedikuar hulumtimit e kërkimi të nëndetëseve me emrin e Monturiol, Font, Altadill e Cia-s. dhe një kapital prej 10.000 pesetas.

Në vitin 1858 Monturiol paraqiti projektin e tij në një tezë shkencore të titulluar Ictineo ose peshk-anije.Zhytja e parë e nëndetëses së tij të parë, Ictineo I, u zhvillua në shtator të vitit 1859 në portin e Barcelonës.

 
Ictineo I në Muzeun Marítim në Barcelonë.


Ictineu I

Redakto

Ictineo I kishte dimensionet : 7 metra i gjatë, 2.5 metra i gjerë, dhe 3.5 metra e thellë, dhe përdorimi i saj ishte synuar për të lehtësuar mbledhjet e koraleve. Është e mundshme që ai ishte i frymëzuar nga prototipi Brandtaucher i Wilhelm Bauer, që ishte zhytur në vitin 1851, përderisa Monturiol kishte studiuar të gjithë shkencën nënujore në dispozicion. Anija ishte e pajisur me një grup të mjeteve të përshtatshme për mbledhjen e koraleve. Gjatë verës së vitit 1859 Monturiol kreu më shumë se 20 zhytje në Ictineo, me partnerin e tij të biznesit dhe ndërtuesin e anijeve të ekuipazhit. Ictineo I doli të posedojnë trajtimin e mirë, por shpejtësia maksimale ishte zhgënjyese, pasi ishte e kufizuar nga fuqia e muskujve të njeriut.

Suksesi teknik i kësaj nëndetëse krijoi entuziazëm popullor, por nuk pati mbështetje nga qeveria. Si rezultat, Monturiol shkroi një "letër kombit", duke i pyetur popullin e Spanjës për të mbështetur projektin e tij. Ngritja e fondit ishte një sukses i madh, duke e çuar në 300.000 Pesetas nga njerëzit e Spanjës dhe Kuba.

Ictineo I u shkatërrua përfundimisht nga aksidenti në janar të vitit 1862, pas përfundimit të pesëdhjetë zhytjeve, kur një anije mallrash u përplas me të, ndërsa ajo ishte duke e hedhur spirancën. Me të hollat ​​e fituara nga abonimi, kompania La Navegación Submarina u formua me qëllim të zhvillimit të Ictineo II.

Një kopje moderne e Ictineo I qëndron në hyrje të kopshtit në Muzeun Detar në Barcelonë.

Ictineo II

Redakto

I menduar si një version i përmirësuar i Ictineo I, Ictineo II u lansua më 2 tetor 1864.Ictineo II ka bërë lundrimin e saj të parë në bazë të fuqisë njerëzore më 20 maj të vitit 1865, duke u zhytur në një thellësi prej 30 metra (98 ft). I pakënaqur me kufizimet e lëvizjeve njerëzore, Monturiol, pas shumë eksperimentimeve, shpiku një kombinim kimik që gjeneronte të dyja ngrohjen dhe oksigjenin kur ishin të përziera. Me ngrohje të gjeneruara nga kjo përzierje ai shpresonte të drejtonte një motor të vogël me avull, i cili gjithashtu do të mund të vihej në lëvizje me qymyr gjatë operacionit sipërfaqsor.


Plani përfundimtar i Monturiol parashikonte një anije të ndërtuar me porosi për të vendosur motorin e tij të ri, i cili do të ndërtohej tërësisht prej metali dhe me motor të vendosur në dhomëzën e saj të veçantë. Megjithatë, për shkak të gjendjes financiare të tij, ndërtimi i anijes prej metali ishte jashtë diskutimit. Në vend të kësaj, ai arriti të mbledhë fonde të mjaftueshme për të përshtatur motorin prej druri të Ictineo II për testet paraprake dhe demonstrata.


Më 22 tetor 1867, Ictineo II e bëri udhëtimin e tij të parë në sipërfaqe nën fuqinë me avull, mesatarisht 3,5 nyje (4.0 mph) me një shpejtësi maksimale prej 4,5 nyje (5.2 mph). Dy muaj më vonë, më 14 dhjetor, Monturiol e zhyti anijen dhe me sukses testoi motorin e tij anaerob, por pa u përpjekur për të udhëtuar diku.

Më 23 dhjetor të atij viti, kompania e Monturiol falimentoi dhe nuk mundi të tërheqë më shumë investime.[3] Kreditori kryesor bëri thirrje në borxhe të tij, dhe Monturiol u detyrua të dorëzonte pasurinë e tij të vetme, Ictineo-n II. Kreditori më pas i'a shiti atë një biznesmeni, dhe autoritetet, të cilët i vënë taksat të gjitha anijeve, i lëshuan atë ​​pronarit të saj të ri me një faturë tatimore. Në vend që të paguante faturën, ai çmontoi nëndetësen dhe e shiti atë për copë.[4] Një kopje mund të shihet në portin e Barcelonës.

Referime

Redakto
  1. ^ Cargill Hall, R. (1986). History of rocketry and astronautics: proceedings of the third through the sixth History Symposia of the International Academy of Astronautics, Volumen 1. NASA conference publication. American Astronautical Society by Univelt, p. 85. ISBN 0-87703-260-2
  2. ^ A steam powered submarine: the Ictíneo Low-tech Magazine, 24 August 2008
  3. ^ Stewart, Matthew (2003). Monturiol's Dream: The Extraordinary Story of the Submarine Inventor Who Wanted to Save the World. Profile Books Ltd. ISBN 1-86197-470-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Cindy Lee Van Dover. A Utopian's Submarine Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine. Retrieved on 2008-08-01