THANAS JANI Emri letrar: NASE Urdhëri ‘Naim Frashëri’ i Artë

  E ka nisur jetën në Stegopul të Lunxhërisë, Gjirokastër, më 25 maj 1947.

Mësimet e para i mori në vendlindje, pastaj në Kuçovë e në Vlorë, ku mbaroi parashkollën e mesme.

  Ka studjuar në Shkollën Skënderbej, në Tiranë, Shkollën e lartë të Marinës në Vlorë dhe Shkollën e lartë ushtarake të Oficerave në Tiranë. Ka studjuar dhe për letërsi, dramë-regjisurë dhe filozofi.
  Oficer Thanas Jani, prej vitit 1969 deri në vitin 1993 ka shërbyer në Durrës, Kuçovë, Berat. E mbylli karrierën: Drejtor i Shtëpisë të Kulturës së Ushtarakëve, Berat (1983-1993), ku i detyruar nga ‘reforma’ bëri kërkesë për lirim.
  Prej vitit 1997 deri në vitin 2018 jetoi familjarisht në Athinë.

VEPRIMTARIA LETRARE

  Është autor i 35 librave, me Poezi, Tregime, Romane, Dramë, letërsi për fëmijë, Publicistikë, Kritika letrare.
  Krijimtaria e tij është përkthyer dhe botuar, me vepra ose pjesërisht, në gjuhën greke, italiane, angleze (SHBA), rumune, frënge, suedeze, izraelite.

  Është autor i 5 Antologjive letrare.
  Është përfshirë në disa Antologji brenda dhe jashtë Shqipërisë.

  Vepra e tij letrare është vlerësuar me disa çmime konkursesh dhe çmime vjetorë.

VEPRIMTARIA SHOQËRORE – ATDHETARE

  Nase Jani është themelues dhe kryetar i Klubit të Shrimtarëve dhe Artistëve ‘DRITA’, me qendër në Athinë (në vitin 2000) dhe i Revistës Letrare – Kulturore ‘PELEGRIN’ (2004). Si dhe themeluesi i Shoqatës Atdhetare – Kulturore ‘Lunxhëria’ në Athinë (1998)
  Klubi ‘Drita’, me propozim të shkrimtarit Dritëro Agolli,  është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Alfred Moisiu me ‘Medalia e mirënjohjes’ (Nr. Dekreti: 4581, Tiranë Dt. 30. 5. 2005.

  Revista ‘Pelegrin’ është vlerësuar Revista më e mirë e vitit 2004, nga Klubi i ideve dhe UNESKO, Athinë. Me ‘Mirënjohje’ nga kryetari i Bashkisë, z. Erion Veliaj, në 12 vjetorin e themelimit (2016) dhe çmimin e fondacionit ‘Harpa’ (2018)
  Klubi ‘Drita’ dhe Revista ‘Pelegrin’, në drejtimin e z. Nase Jani,  krijuan ‘Bibloteka qytetare në natyrë’ në qytetin e Vlorës, (gusht 2021), e para e këtij lloji në Shqipëri.

  Nase Jani ka vënë në skenë dhe ka luajtur  në rolet kryesore dramat: ‘Familja e peshkatarit’, ‘Lagja e varfër’, ‘Kuestori’, ‘Njeriu me top’ etj.

ËSHTË DEKORUAR

   -Medalia ‘Naim Frashëri’ (Nr. dekretit 6609, Tiranë. dt. 18. 8. 1982
   -Urdhëri ‘Ylli i kuq’ (Nr. dekreti 7175, Tiranë dt. 20. 11. 1998
  -Urdhëri ‘Naim Frashëri i Artë’ (nr. dekreti 5210. Tiranë dt.11. 5. 2007)
  -‘Diplomë Mirënjohje’ Nga Lidhja e Botuesve të Shqipërisë (2008)
  -‘Qytetar Nderi i Kuçovës’ me vendi  të Këshillit Bashkaik Nr. 93 dt. 11. 12. 2012.