Nata e Ustikës
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Nata e Ustikës është roman i shkrimtarit shqiptar Petro Marko.
Përmbajtja
RedaktoRomanet "Hasta la vista", "Një emër në katër rrugë" dhe "Nata e Ustikës", janë romanet më autobiografikë në letërsinë tonë. Pas personazhit kryesor të secilit roman (Gori, Gjikë Bua, Andrea) lexuesi fare lehtë do ta identifikojë vetë autorin. Sidomos lexuesi që e ka parasysh dhe veprën-ditar Në romanin "Nata e Ustikës" Petro Markoja rrëfen një frag-ment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve '30 dhe '40 të shekullit XX - pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh "Nata e Ustikës". Rrëfimi në këtë roman karakteristik për stilin e Petro Markos (dinamik, i drejtpërdrejtë), arrin ta fusë dhe ta ambientojë lexuesin në botën e kampit që në 20 faqet e para të veprës. Rrëfimi ndjek dy linja narrative: atë të terrorit të ushtruar ndaj të burgosurve, përkatësisht organizimin, vetëorganizimin e brendshëm të të burgosurve për t'i qëndruar e rezistuar dhunës, dhe linja intime, ajo e dashurisë ndërmjet Andreas dhe sllaves së burgosur Sonjës. Petro Markoja, siç e përmendëm dhe në romanet e tjera, i dha një vend të dukshëm ndjenjës së dashurisë, si për të treguar apo për të reaguar ndaj shpërfytyrimit që i bëhej personazhit të letërsisë skematike zyrtare të kohës. Pa këtë ndjenjë, duket se nënvizon në të gjithë krijimtarinë e tij, nieriu as nuk mund të jetë njeri dhe aq më tepër të mbijetëojë në realitetin më të egër dhe pa asnjë dritë shprese. Me personazhin femër P.Markoja theu disa tabu të forta të kohës, jo vetëm se femra përgjithësisht ishte e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale sa mund të lidhë dy njerëz të kombësive të ndryshme, por edhe për faktin se femra zuri një vend të merituar, qoftë dhe kur ishte prostitutë. Shkrimtari është në anën e saj dhe e mbron e i adhuron guximin, por dhe ferminitetin, ide këto tepër të guximshme për letërsinë shqiptare në përgjithësi. Ngjarjen në roman e rrëfen në vetën e parë vetë kryepersonazhi Andrea, ai ruan veçantitë narrative të njohura të Petro Markos: dinamik në zhvillim me shpërthime të fuqishme herë pas here. Shtrati fabulativ e ruan boshtin unik edhe përpos prirjes për ndërhyrje e digresione, që jo domosdoshmërisht derdhen në atë shtrat. Edhe në këtë roman kemi një vështrim realist ndaj personazheve, ata shfaqen me të gjitha virtytet, veset dhe dobësitë njerëzore, ndërsa simpatia e autorit bie mbi personazhin me ide revolucionare, por kjo në kuptimin e ideve të përparuara të kohës, të cilat duhej të përfshinin dhe shoqërinë shqiptare.
"Intervistë me vetveten", ku rrëfehet jeta apo biografia, që është nga më të bujshmet e shkrim rrëfen fragmente nga ndodhitë e jetës së autorit nga Lufta e Spanjës e deri në burgosjen e tij nga autoritetet e Italisë fashiste në ishullin-burg të Ustikës.Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë gjatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit.
Permbajtja e librit-Andrea ishte nje djale 25 vjecar kur u fut ne burgun e Kavajes.Se bashku me miqte e tij,ata kaluan ne Tirane,ku qendronin ne birucen nr.8.Andrea,se bashku me miqte e tij te dhomes kishin zene miqesi me shume roje,te cilet i linin ata te dilnin gjate kohes qe kishin turnin. Per t'ia shperblyer,Andrea me miqte i ndihmonin ata.Nje dite,Andrea i dha ushqimet disa ballkanasve te burgosur.Aty,ushqimet i merrte nje vajze qe kishte nxjerre vetem doren e saj te bardhe.Andrea,kur degjoi ate vajze,ra menjehere ne dashuri.Nderkohe,ai njohu nje malesor qe ishte burgosur.Ai nuk i zuri bese Andreas ne fillim,por me pas, ata u bene miq te mire.Kur malesori u lirua,ai i beri nje vizite Andreas per t'i thene se kishte nje plan per t'a liruar ate,por Andrea refuzoi,sepse nuk donte t'i linte shoket dhe ate dashuri qe t'i ikte.Ai u perpoq cdo dite te afrohej gjithnje e me shume me ate vajze,madje i kishte mesuar dhe emrin:Sonja.Nje dite,ai shkoi dhe e pa Sonjen,por,meqe kishte dale pa leje,ai u godit nga shume roje,aq sa mezi e mori veten.Ai doli para nje trupe gjykuese me italiane,ku pasi beri disa lojera nervash,ia doli qe t'ja hidhte paq.Diten kur ai po i afrohej gjithnje e me shume,trupat gjermane erdhen e bene nje sulm te befasishem me arme.Pas kesaj,Andrea me shoket e dhomes u transferuan ne Bari.Ai burg ishte famekeq,ne fakt,sepse dhe krijuesi i atij burgu ishte bere pishman per vepren e tij dhe vrau veten.Pasi kaluan disa kohe kur ata po ia kalonin aq keq,sa po shisnin dhe rrobat e tyre per te siguruar buke,ata u transferuan ne Ustike.Hekurat po i rendonin te gjitheve kur ata shkuan ne ate ishull ku pas nje rruge gati fatale me anije dhe u priten ashper nga vendasit.Ne Ustike,ai donte te gjente dhe eshtrat e babait te tij,i cili kishte vdekur ne burgun e atij ishulli.Kur Andrea shkoi ne spital,ai pa Sonjen se bashku me mamane e saj.Pas nje takimi qe e enderronte,Andrea ra dakord dhe me doktorin qe te shkonte drejt kokallave te te atit,madje,personazhi yne kryesor u be nje mik i mire i doktorit me emrin Don Fabio,i cili e ndihmoi Andrean qe te takohej me shpesh me Sonjen ne spital.Andrea shkoi dhe i gjeti eshtrat e te atit disa dite me vone.Nderkohe,takimet e tij me Sonjen beheshin aq te shpeshta,sa ata u fejuan.Keshtu,ata ishin te lire te dilnin deri brenda nje orari te caktuar.2 bashkekombas te Sonjes,Aloisi dhe Gjiganti,donin te bashkepunonin me Andrean dhe me miqte e tij te dhomes,per te marre informacion ne lidhje me luften qe po zhvillohej.Andrea shkonte cdo nate ne shtepine e doktorit.Keshtu,Andrea shfrytezoi radion e Don Fabios per te marre informacion ne lidhje me luften.Mosmarreveshjet ne dhomen e tij shtoheshin nderkohe qe Mistoja e Mahmuti,2 miqte e tij te dhomes u larguan.Lidhja mes Andreas dhe Sonjes po forcohej shume kur,nje dite,gjate kohes qe ata rrinin nen hijen e nje peme ne nje shkemb,Andrea vendosi te lahej,por ndenji aq shume,sa e kapi dhe batica dhe per pak sa nuk u mbyt,por ai donte te vazhdonte jeten,per Sonjen.Kur mamaja e Sonjes vdiq,ajo u merzit shume,aq sa edhe Andrea mezi e ngushellonte.Me pas,vdiq edhe Maqoja,nje shok i dhomes se Andreas.Nje semundje po perhapej ne Ustike,por asnje nga personazhet kryesore nuk u infektuan.Ata filluan te njihnin njeri-tjetrin me mire.Ata degjonin nga doktori dhe nga Don Cucoja,nje tjeter i burgosur,historite e te tjereve ne ishull.Jeta nuk kishte si te shkonte me mire per Andrean dhe Sonjen,edhe pse ishin "gjysme te burgosur".Lajme te mira vinin nga lufta.Kjo vale e gjerave te mira u pish nga lajmi se gjermanet kishin ardhur ne Ustike.Njeri prej tyre i tha Andreas se asnje i burgosur nuk do te prekej nese nuk do te sillte ndonje problem.Pas disa diteve,te gjithe te burgosurit duhej te largoheshin nga ishulli.Ata shkuan ne Palermo,ku pas nje sulmi,te gjithe te burgosurit u arratisen.Andreas i vdiq njeri shok,kurse te tjeret nuk i takoi dot me.Me Gjigantin,cifti ecnin para ndersa Musolini ishte arrestuar.Gjiganti takoi nje mikun e vet i cili i strehoi ata.Te gjithe krijuan nje ushtri ne mbrojtje te Italise.Ne kushtet e veshtira,Sonja u semur.Jo me deshiren e vet,ajo u dergua ne Rome per kurim,ndersa ushtria me Andrean luftonin.Andrea shkoi ne Rome,ku takoi Sonjen e me pas shkoi ne Bari per te luftuar,por pa Sonjen.Kur Andrea ishte ne anije duke u kthyer per ne Shqiperi,ai mori vesh qe Sonja vdiq.Ai nuk mori vesh se c'u be me miqte e tij dhe me banoret e Ustikes,ndersa nuk e dinte nese do ta priste e ema ne atdhe apo nje nene tjeter.Nje liber mjaft i bukur.JV.
Referimet
RedaktoNë romanin “Nata e Ustikës” Petro Markoja rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë gjatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940 Petro Markoja u kthye nga lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh “Nata e Ustikës”.