Navaricë
fshat të Shqipëri
Navarica është një fshat në komunën Dhivër në rrethin e Sarandës ne Qarkun e Vlorës Shqipërisë. Navarica është nje fshat i veçantë Shqipëtar qe ndodhet ne mes te fshatrave minoritare Greke
Navarica njifet dhe si perla e Sarandës meqënëse ka burime te shumta uji dhe nje pjes shkon drejt vurgut dhe Sarandës
Gjeografia
RedaktoNga veriu fshati Navaricë kufizohet me Luvinën, nga jugu me Dhivrin, nga lindja me Dhrovjanin dhe nga perëndimi me Ardhasovën, Merefendin dhe Rumanxën. Në fshatin e vjetër të Navaricës kanë qenë lagjet Sulltana dhe Raqe (sot gërmadha): ndërsa lagjet e sotme janë: Hadëratë, Hoxhatë, Mehmetatë dhe Kolatë. [1] dhe lagjia Tamat qe ndodhet I vecuar perball fshatit nga krahu i jugut
Toponimet të fshatit Navaricë:[2]
- Agrolefkë/a - pyll, në J.
- Allai/a - kullotë, në P.
- Aravuna - arë, në J.
- Barbo/ua - arë, në J.
- Brima e Osmanit - sterrë në tokë, në L. Thonë se gjysma e kësaj ka qenë rrëzuar dhe ka zënë nën të disa njerëz. Po kështu tregojnë se në kohën osmane kur u detyrua të shpërngulej nga vendi fshati i vjetër Sulltana, fshatarët hodhën në këtë sterrë të gjitha enët e tyre prej bakri e bronxi dhe kur u larguan i mbuluan ato.
- Brimat e Xhafos - vrima në tokë, në V.
- Burim i Gravës - burim, në L.
- Burim i Palokishës - burim, në VP.
- Dardhat e Stererive - vend ku ka pasur dardha, në L.
- Fera e Polloverit - vend ku ka pasur ferra, në L.
- Fiku i Jupit - fik i vjetër që tani nuk ekziston më. Ka qenë pronë e njëfare Jupi, në L.
- Foleja e Birbilit - faqe mali, në L.
- Gorica e Begzos - arë, në L.
- Gorica e Bejkos - vend ku ka qenë një goricë e vjetër që ka pasur pronar Bejkon, në L.
- Grava - shpellë, në L.
- Gropa e Xhevatit - vend gropë që mban ujë. Është pranë lumit të Navaricës.
- Guret e Kripës - pllajë ku barinjtë vendosnin dërrasa prej guri për t’u dhënë bagëtive kripë, në L.
- Karajani - faqe mali, në L.
- Karkanece/t - ara, në J.
- Kazane/t - vend gropa në mal që thirren kazane, në L.
- Kroi i Fasos - krua në fushe, në P.
- Kroi i Lazes - krua, në V
- Kroi i Mënës - burim, në V.
- Kukulo/ua - kullotë në mal, në L.
- Lefta - pyll, në J.
- Lis i Klishës - vend ku dikur ka qenë një lis pranë kishës, në qendër.
- Lum i Navaricës - lum i vogël i cili kalon nga lindja në perëndim.
- Llajo/ua – arë, në P.
- Mali i Kofollongje - faqe mali, në L.
- Mali i Lefkës - faqe mali, në J.
- Monopat/i Karajanit - monopat, në L.
- Monopat i Llaqegucit - monopat, në V.
- Mulliri i Braçkës - mulli, në P.
- Mulliri i Gumenit - mulli, në P.
- Mulliri i Kasharenje - mulli që shërben edhe sot, në P.
- Omala - arë, në J.
- Paloklisha - rrënojë e një kishe të vjetër, në VP.
- Palomanastiri - rrënojat e një manastiri të vjetër, në P.
- Paloqipra - kullotë, në P.
- Panaje/ja - një vend shesh ku dikur ka qenë bërë panair.
- Polloneri - faqe mali, në L.
- Prroi Druganos - përrua, në V.
- Prroi i Krenidhës - përrua, në J.
- Prroi i Lefkës – përrua, në J.
- Prroi i Pollonerit - përrua, në L.
- Prroi i Thanës Çanos - përrua, në L.
- Prroi i Vathillagos - përrua. Tregojnë se aty në piskun e vapës dhe në kohë nate nuk mund të kalonte njeri, sepse aty delnin shejtanët dhe goditnin njerëzit me gurë, etj. Vendi aty bie erë si kafe e pjekur.
- Qaf’ e Allonaqit - qafë kodrinore, në J.
- Qaf’ e Druganos - qafë mali, në V.
- Qaf’ e Karkaneceve - qafë kodrinore, në J.
- Qafa e Kazaneve - vend grykë në mal ku ka gropa të cilat thirren kazane, në kufi me Dhrovjanin, në L.
- Qaf e Llupsatit - qafë që kalon nga Navarica për në Llupsat, në L.
- Qafa e Omalave - qafë, në J.
- Qafa e Stavroit – qafë.
- Qaf’ e Shterpit - qafë kodrinore, në J.
- Qish e Ajlasë (I njohur gjithashtu në dialektin vendore si: Klish’ e Ajlasë) - kishëz e vogël majë malit, në J.
- Rrethi i Garos - stan i vjetër, në L.
- Rafsh i Paloklishës - në VP.
- Rrepet e Ponxhos - sot nuk figurojnë.
- Rrepet e Vrisit - rrepe e lisa shekullorë, në L.
- Shesh i Metallonit - shesh, në V.
- Shesh i Panajes - shesh, në V.
- Shkëmb i Kuq - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Llajës - shkëmb, në P.
- Shkëmb i Ponxhos - shkëmb ku mblidheshin burrat e fshatit për të kuvenduar.
- Shkëmb i Vuvës – shkëmb, në J.
- Shterpa - ara pranë gërmadhave të manastirit.
- Thana e Çanos - faqe mali, në L.
- Ura e Serineve – arë. Aty ka qenë një urë e gurtë me hark, në P.
- Varroshet - varre afër qendrës.
- Varroshat e Hoxhate - varre të fisit e hoxhate, afër qendrës.
- Varroshet e Jehate - varre, afër qendrës.
- Vreshti i Shukos - faqe mali ku dikur ka pasë vreshtë, në L.
- Vris/i - burim, në L.
- Vuvë/a - kullotë, në J.
- Xhamia e Hoxhate - gërmadhë xhamije që e kanë pasë ndërtuar hoxhatë.
- Xhamija e Qendrës - gërmadhë xhamijë në qendër të fshatit.
Shih edhe
RedaktoKomuna Dhivër |
---|
Maliçan · Dhivër · Leshnicë e Poshtme · Leshnicë e Sipërme · Cerkovicë · Rumanxa · Memoraq · Navaricë · Dermish · Janicat · Llupsat · Shendrë |
redaktoni kutinë |
Ky artikull në lidhje me njësitë administrative të Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |