Nazeli "Nazik" Avdalyan (armenisht: Նազիկ "Նազելի" Ավդալյան, lindur më  31 tetor 1986 në Gyumri, Armeni) është një peshëngritëse armene.

Biografia Redakto

Avdalyan fitoi një medalje të artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të vitit 2009. Avdalyan është peshëngritësja e parë nga Republika e pavarur e Armenisë që ka fituar një medalje të artë ne Kampionatin Botëror të Peshëngritjes dhe gruaja e parë nga Armenia që ka fituar një kampionat botëror (nga të gjitha sportistet e të gjitha sporteve).[1]

Më 26 prill 2010, Avdalyan u përfshi në një aksident me makinë në autostradën e Yerevan-Gyumri dhe u dërgua në spitalin Gyumri. Ajo pësoi thyerje të shumta të kockave dhe një lëndim në shpinë. Advalyan u transferua në qendrën mjekësore Erebuni për ekzaminim të mëtejshëm dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje në pjesën e poshtme të shpinës.[2] Pas procesit të rehabilitimit, Avdalyan tha se ajo do të ishte në gjendje për të konkurruar në sport përsëri në vitin 2013.[3] Pas shtatë viteve mungesë Avdalyan bëri një kthim të madh dhe fitoi një medalje të artë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes të vitit 2016.[4]

Jeta personale Redakto

Nazik Avdalyan u martua me ish-peshëngritësin Erik Karapetyan më 9 qershor 2012 në Yerevan, Armeni. Ata kanë kanë qenë të fejuar për një kohë të gjatë por dasma u shty për shkak të aksidentit që pësoi Avdalyan.[5] Në nëntor, Avdalyan lindi një djalë, emri i të cilit është Vache՛.[6]

Referime Redakto

  1. ^ "Snatched, Cleaned, Jerked, Crowned!: Nazik Avdalyan becomes independent Armenia's first weight lifting world champ". ArmeniaNow.com. Arkivuar nga origjinali më 10 qershor 2015. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "World weightlifting champion Nazik Avdalyan gets in car crash". PanARMENIAN.Net. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Nazik Avdalyan will be back to sports in two years". PanARMENIAN.Net. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Forde-2016, Results". Arkivuar nga origjinali më 19 maj 2016. Marrë më 16 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Weightlifting female World Champion gets married". NEWS.am. Marrë më 27 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Նազիկ Ավդալյան."Վաչեն շատ է սիրում մեր զբոսանքները"" [Nazik Avdalyan: Vache՛ enjoys our walks] (në armenisht). Bravo.am. 19 shkurt 2014. Marrë më 15 prill 2016.