Nazim Dedolli
Nazim Dedolli i lindur me 13 mars 1922 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Mitrovicë. Në vitin 1943, Bedri Gjinaj e këshilloi që të shkonte për të shërbyer si mësues në Pazarin e Ri. Ai në vitin shkollor 1943/44 punoi mësues në shkollën fillore " Naim Frashëri" në Pazarin e Ri, bashkë me mësuesit Abdullah Zajmin, Xhemaludin Ahmetin (Presheva), Hateme Shalën. Pas luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945/46 e kreu kursin pedagogjik në Prizren. Në vitin 1946 punoi mësues në Gjurakovc, Mitrovicë, Stari tërg dhe prej vitit 1956 në Graçanicë të Tuzllës. Pas punës në Bosne, kthehet mësues në Pantinë të Vushtrrisë dhe më pastaj në Shkollën fillore "Muharrem Bekteshi" në Mitrovicë deri në vitin 1972, kur edhe pensionohet - dhe sot jeton në Mitrovicë. [1]
Referime
Redakto- ^ Veseli, Abdylaziz. Shkollat dhe arsimi shqip në prefekturën e Mitrovicës gjatë periudhës 1941-1944. Gjilan: Pika 5 A. ISBN 9951-12-003-2.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)