Nazim Gruda ka lindur 11 mars 1957 në Tiranë, Akademik shqiptar. Agronom, profesor, personalitet i bujqësisë e një nga specialistët dhe shkencëtarët më të shquar mbarëshqiptarë në fushën e hortikulturës. Është fitues i Çmimit Radovicka për vitin 2017 nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.

Jetëshkrimi

Redakto

Në Tiranë përfundoi shkollimin e ulët dhe të mesëm si dhe studimet e larta në Institutin e Lartë Bujqësor, sot Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Më pas punoi për dy vjet si agronom. Që nga viti 1984 deri në vitin 1991 punoi në Institutin e Perimeve dhe Patates në Tiranë, fillimisht si bashkëpunëtor shkencor dhe më pas si drejtues i sektorit shkencor të gjethoro-bostanoreve, një prej dy sektorëve studimorë në fushën e perimeve. Në këtë kohë përgatiti dhe mbrojti në Katedrën e PerimeveUBT-së tezën për shkallën e parë të kualifikimit shkencor “Kandidat i shkencave”. Gradën shkencore “Doktor i shkencave” e mori në Universitetin Teknik të Mynihut në Gjermani, ku pas përfundimit të doktoraturës punoi si post-doc dhe drejtues i grupit shkencor për studime në substratet bimore. Në Universitetin e Humboldit në Berlin ishte drejtues shkencor i Katedrës së Perimeve dhe nën drejtimin e tij u kryen disa projekte kërkimore, të cilat u kurorëzuan me mbrojtjen e tezës së “habilitacionit” dhe kualifikimin  e tij si “Ligjërues universitar” (Docendi facultas). Në Universitetin e Bonit, po në Gjermani, u kualifikua si “Docent” (Legendi venia) dhe më vonë si "Profesor”. Titullin e fundit e kishte marrë më parë edhe nga Universiteti Bujqësor in Tiranës. Më 2003 hulumtoi si shkencëtar i ftuar i Qendrës së Kërkimeve Teagasc-Kinsealy në Irlandë, më 2004 si “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës, më 2007 si “Research Scholar” i ftuar dhe drejtues i grupit shkencor të substrateve bimore i VirginiaTech në SHBA. Ai është drejtues studimesh studentore dhe ligjërues në pesë universitete të mirënjohura gjermane; në vitin 2015 ishte ligjërues i ftuar i Akademisë së Shkencave Bujqësore Kineze, në vitin 2016 i Universitetit të Zagrebit në Kroaci, në vitin 2017 i Akademisë së Shkencave Kineze të Pekinit, në vitin 2018 i Akademisë së Shkencave Kineze dhe në vitin 2018 e 2019 i Universitetit Bujqësor të Athinës në Greqi, në vitin 2021 i Universitetit Politeknik të Kartagjenës në Spanjë, dhe në vitin 2023, përsëri i i Universitetit Bujqësor të Athinës në Greqi.

Anëtar i bordeve drejtuese dhe recensent i disa revistave shkencore dhe ekspert i disa organizatave kombëtare e ndërkombëtare. Për tu përmendur janë Organizata Ndërkombëtare e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO, organizatë e OKB-së), me qendër në Romë, Itali; Komisioni Evropian (HORIZON dhe COST), me qendër në Bruksel, Belgjikë; Zyra Federale e Ushqimit dhe Bujqësisë, me qendër në Bon, Gjermani; Fondacioni kombëtar i kërkimeve pranë Zyrës së Kryeministrit në Singapor; Ministria Italiane e Edukimit, Universiteteve dhe Kërkimit për Projektet Kërkimore me Interes Kombëtar me qendër në Romë, Itali; Fondacioni Kërkimor i Afrikës së Jugut, me qendër në Pretoria, Afrikë e Jugut, Instituti Mesdhetar Agronomik i Chania – CIHEAM IAMC në Greqi; Universiteti “King Saud University”, Arabi Saudite, Universiteti “United Arab Emirate University” Emiratet Arabe; Qendra Kërkimore e Perimeve Pekin, Kinë; Universiteti i Sidnejit Perendimor, Australi; Universiteti i Insubria, Itali, si edhe Agjencia e Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, me qendër në Tiranë, Shqipëri. Po kështu ai është Kryeredaktor i një prej revistave shkencore të Taylor & Francis, redaktor i asociuar dhe anëtar i bordeve drejtuese të revistave më të dëgjuara shkencore në fushën e hortikulturës. Anëtar i këshillave shkencore të disa simpoziumeve, konferencave e kongreseve ndërkombëtare.

Prof. Dr. Gruda është aktualisht zv.-President i Unionit të Akademive Evropiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA)[1][2]. Një nga dy përfaqësuesit e Akademisë së Skencave të Shqipërisë në Grupin e Punës të ALLEA; Zv. Kryetar i Seksionit të Perimeve, Bimëve Rrënjore e Zhardhokore dhe Kryetar i Grupit të Punës për Europën Juglindore (Chair of Workgroup for Vegetables and Potatoes) dhe zëvendës kryetar i Seksionit të Perimeve, Bimëve Rrënjore dhe Zhardhokore (Division Vegetables, Roots and Tubers) i Shoqatës Botërore të Shkencave të Hortikulturës (International Society for Horticultural Science - ISHS https://www.ishs.org/elections). Kryetar i Grupit të Punës për prodhimin në serra të Evropës Juglindore dhe që nga viti 2023, Ekspert i "Green Agriculture" për Evropën dhe Azinë Qendrore i Organizatës Botërore të Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO); Anëtar i Komitetit të Përhershëm të Programit të Doktorantëve në Sistemin e Bujqësisë së Qëndrueshme dhe Sigurimit të Ushqimit, Universiteti i Napolit, Itali; Profesor dhe anëtar i Bordit Këshillues të Shkencave të Hortikulturës, Instituti Shkencave të Bimëve dhe Konservimit të Resurseve të Universitetit të Bonit, Gjermani. Ai bën pjesë gjithashtu edhe në Këshillin e të Urtëve të Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural të Shqipërisë.

Në detyrat e mëparshme ka qenë këshilltar për hortikulturën dhe drejtuesi i Strategjisë Gjermane për Reduktimin e Torfës në Hortikulturë pranë Ministrisë Federale të Ushqimit dhe Bujqësisë në Gjermani (2019-2023); Anëtar i Bordit Këshillues të Sistemeve të Qarkullimit të Plastikës në Bujqësi, Gjermani (2020-2023); bashkëshoqërues i Strategjisë Gjermane për Hortikulturën (HortInnova); bashkëdrejtues i thirrjeve për projekte kërkimore në fushën e Partneritetit të Risive në Bujqësi, dhe Drejtues i thirrjes për projekte kërkimore në fushën e Hortikulturës dixhitale 4.0, Gjermani.

Hulumtimet e tij janë përqendruar në risitë e prodhimit të qëndrueshëm të ushqimit hortikulturor. I njohur për ekspertizën e tij në mjediset e mbrojtura, bujqësinë pa tokë e substratet bimore, cilësinë e prodhimit të frutave e perimeve, dhe ndikimet e ndryshimeve klimatike, ai kombinon analizat e thella shkencore me një vizion të orientuar në të ardhmen.

Puna e tij pasqyron disa sfida:

- Në tezën e doktoraturës në fillim të viteve '90, ai ishte një nga studiuesit e parë me një punë pioniere për të studiuar alternativat e torfës në hortikulturë. Ai studioi materialet e rinovueshme për t'u përdorur si media për rritjen e bimëve. Gati 15 vjet më vonë më 2007, shkencëtarët amerikanë në Virginia Tech e ftuan atë të këshillonte dhe të bashkëpunonte në zhvillimin e një substrati të ri bimor bazuar në fibra druri. Në ditët e sotme, zëvendësimi i torfës dhe mbrojtja e tokave torfike janë të lidhura ngushtë me biodiversitetin dhe ndryshimeve klimatike ruajtjen e regjimit ujor në nivel global. Angazhimi i tij për të reduktuar përdorimin e torfës në hortikulturë përputhet me strategjinë gjermane të ndryshimeve klimatike, strategji të cilën ai e drejtoi nga 2019 në 2023. Që nga viti 2024 ai është i përfshirë në një Project Horizon studimin e alternativave të torfës dhe përmirësimin e tokës në zonën e rrënjëve të bimëve.

- Në fillim të këtij shekulli, ai ishte ndër studiuesit e parë që eksploroi lidhjen ndërmjet kushteve të serrës dhe cilësisë së produkteve bimore, duke synuar të optimizojë efikasitetin e burimeve natyrore dhe të përmirësojë cilësinë e produktit.

- Ai ishte një nga evropianët e parë që kreu kërkime gjithëpërfshirëse mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike në prodhimin e perimeve dhe anasjelltas. Kjo bëri që punimi i grupit të tij shkencor, i botuar në Journal of Cleaner Production në 2018, të shërbente si referencë nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Të gjitha këto aktivitete i kanë dhënë atij njohje nga komuniteti shkencor. Nga pena e tij kanë dalë mbi 350[1] botime shkencore, me mbi 150 prej tyre në revista me impakt faktori[3], përfshirë edhe 36 libra e krerë librash. Shquhen veprat madhore enciklopedike si botërore, rajonare ashtu edhe shqiptare.

Nderime e mirënjohje

Redakto

Është nderuar për rezultate të shkëlqyera shkencore me çmimin “Dr.-Heinrich-Baur”, të Universitetit Teknik të Mynihut në Gjermani (2003); “Courtesy Associate Professor” i Universitetit të Floridës (2004);  “Research Scholar” i Virginia Polytechnic Institute and State University, SHBA (2007); ndërsa nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë u vlerësua me çmimin kombëtar shkencor” Petrit Radovicka“, 2017. Akademia e Shkencave Kineze e zgjodhi si “Shkencëtar i shquar” pas garës mbarëbotërore nga të gjitha shkencat për vitin 2020; revista Horticulturae e shpalli si fitues të çmimit “Artikulli më i mirë në hortikulturë 2022” (Best Paper Award, 2022) për artikullin me titull “The Potential of Introduction of Asian Vegetables in Europe”; ndërsa më 2024 u kualifikua si "Hulumtues i Shquar", Maria Zambrano fellow, nga Universiteti Politeknik i Kartagjenës në Spanjë. Akademia e Shkencave Kineze e nderoi rishtazi si “Shkencëtar i shquar” për vitin 2025.[4]

Emri i tij listohet që nga viti 2005 në “Who’s Who in the World”.

Ai është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që nga viti 2012, i asociuar 2008-2012. Akademia më e vjetër në botë për bujqësinë, mjedisin dhe ushqimin, “Accademia dei Georgofili” në Itali e zgjodhi anëtar korrespondent (2021) dhe po këtë vit Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë “Gheorghe Ionescu – Șisești”, Rumani e zgjodhi anëtar nderi.

Disa nga punimet e tij shquhen si pararendëse dhe dritëdhënëse në diskutimet bashkëkohore shkencore si p.sh. të cilësisë së prodhimeve bujqësore dhe të ushqyerit apo të ndryshimeve të klimës, duke u renditur si punime me një indeks citimi shumë të lartë (highly cited) ose në 1% të artikujve shkencorë në “Web of Science”. Që nga viti 2020 e në vijim në vlerësimet e kryera nga ekspertët e Universitetit të Stanfordit në SHBA, ai renditet në top 2% të shkencëtarëve më me ndikim në botë “World’s Top 2% Scientists”.

Librat

Redakto
 
Hortikultura: vështrim enciklopedik
 
Ballina e temës së disertacionit https://www.utzverlag.de/catalog/book/31517

Disa krerë e libra të shkruara:

Bogoescu, M., N. Gruda, VL Lagunovsky, 2024. Acta Horticulturae (eds.). Proceedings of the IX South-Eastern Europe Symposium on Vegetables and Potatoes. ISHS, Leuven Belgium (ISNN 0567-7572; ISBN 978-94-62613-90-4).

Gruda, N., Rui MA Machado, and Erik van Os 2023. Soilless Culture—An Intensive Production Method on Its Way to Sustainability. Pages 202. ISBN 978-3-0365-9782-9 (hardback); ISBN 978-3-0365-9783-6. https://doi.org/10.3390/books978-3-0365-9783-6.

Gruda, N., Jackson 2023. Soilless Culture, Growing Media and Horticultural Plants, 394. ISBN 978-3-0365-8760-8 (hardback); ISBN 978-3-0365-8761-5. https://doi.org/10.3390/books978-3-0365-8761-5.

Gruda, N. and J.A. Fernández (eds.). 2022. Optimising Soilless Culture Systems and Alternative Growing Media to Current Used Materials. ISBN 978-3-0365-3901-0 (Hbk); ISBN 978-3-0365-3902-7 (PDF), https://doi.org/10.3390/books978-3-0365-3902-7. 180 pp.

Gruda, N., 2021. Advances in horticultural soilless culture. Burleigh Dodds Science Publishing Limited, Cambridge – UK. ISBN-13: 9781786764355.

Gruda N., 2019. Assessing the impact of environmental factors on the quality of greenhouse produce. Chapter 16. DOI: 10.19103/AS.2019.0052.16. In: Achieving sustainable greenhouse cultivation (eds. Marcelis, L. and E. Heuvelink). Burleigh Dodds Science Publishing Limited. ISBN: 978-1-78676-280-1.

Gruda N., Shundi A., 2017. Hortikultura: vështrim enciklopedik, ISBN: 978-9928-237-08-8, Adel Co. 1, 846 pp.

Rodríguez-Delfín, A., N. Gruda, C. Eigenbrod, F. Orsini, G. Gianquinto 2017. Soil Based and Simplified Hydroponics Rooftop Gardens. Pages 61-81. In: Rooftop Urban Agriculture, Eds. Orsini, F., M. Dubbeling, H. de Zeeuw, G. Gianquinto, Springer International Publishing AG, Berlin/Heidelberg, eBook ISBN 978-3-319-57720-3, doi: 10.1007/978-3-319-57720-3, Hardcover ISBN 978-3-319-57719-7, Series ISSN 2197-1730, pp. 394.

Baudoin, W., A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. 2017. Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms. FAO Plant Production and Protection Paper 230. ISBN 978-92-5-109622-2. FAO 2017, 449 pp.

Gruda, N., and G. Popsimonova 2017. Current situation and future trends of protected cultivation in South East Europe. Chapter 2 of Part I. pp. 17-26. In: "Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms." FAO Plant Production and Protection Paper 230. Eds. W. Baudoin, A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. ISBN 978-92-5-109622-2, 449 pp.

Popsimonova, G., B. Benko, L. Karic, and N. Gruda 2017. Production systems: integrated and organic production, and soilless culture. Chapter 7 of Part II, 207-226. In: "Good Agricultural Practices for greenhouse vegetable production in the South East European countries - Principles for sustainable intensification of smallholder farms." FAO Plant Production and Protection Paper 230. Eds. W. Baudoin, A. Nersisyan, A. Shamilov, A. Hodder, D. Gutierrez, S. de Pascale, S. Nicola, N. Gruda, L. Urban, and J. Tanny. ISBN 978-92-5-109622-2, 449 pp.

Gruda, N., G. Gianquinto, Y. Tüzel, D. Savvas 2016: Soilless Culture, 533 – 537: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences, Third Edition. CRC Press Taylor & Francis Group, ISBN 9781498738903, pp. 2804.

Gruda, N., J. Caron, M. Prasad, M.J. Maher 2016: Growing Media, 1053 – 1058: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences, Third Edition. CRC Press Taylor & Francis Group, ISBN 9781498738903, pp. 2804.

Gruda, N., and J. Tanny 2014: Protected Crops,327-405: Chapter 10, In: Horticulture – Plants for People and Places, Volume 1: Production Horticulture (eds. G.R. Dixon, and D.E. Aldous), 1043 p., Springer Science+Business Media Dordrecht (ISBN 978-94-017-8577-8, doi: 10.1007/978-94-017-8578-5_10).

Savvas, D., G. Gianquinto, Y. Tüzel, Gruda, N. 2013: Soilless culture. Chapter 12, In: Good agricultural practices for Greenhouse Vegetable Crops – Principles for Mediterranean Climate Areas. (Eds.: W. Baudoin, R. Nono-Womdim, N. Lutaladio, A. Hodder, N. Castilla, C. Leonardi, S. De Pascale, M. Qaryouti). Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO), Plant Production and Protection Paper 217, Rome, Italy,pp. 303-354 (978-92-5-107649-1 (print); E-ISBN 978-92-5-107650-7).

Gruda, N., M.M. Qaryouti, Leonardi. Ch. 2013: Growing Media. Chapter 11, In: Good agricultural practices for Greenhouse Vegetable Crops – Principles for Mediterranean Climate Areas. (Eds.: W. Baudoin, R. Nono-Womdim, N. Lutaladio, A. Hodder, N. Castilla, C. Leonardi, S. De Pascale, M. Qaryouti). Food and Agriculture Organization of the United Nations (FAO), Plant Production and Protection Paper 217, Rome, Italy,pp.271-302. (978-92-5-107649-1 (print); E-ISBN 978-92-5-107650-7).

Ruhm, G., N. Gruda, P. Steinborn, H. Hattermann, W. Bokelmann, U. Schmidt 2007: “Energiekonzepte für den Gartenbau”. Sächsischen Landesanstalt für Landwirtschaft, Dresden, Schriftenreihe 20, 203 Seiten. www.smul.sachsen.de/lfl/ publikationen/download/3121_1.pdf

Gruda, N. 2005: Growth and Quality of Vegetables in Peat Substitute Growing Media. Humboldt University of Berlin, Habilitationsschrift (a post-doc thesis).

Gruda, N., M. Prasad, M.J. Maher 2007: Soil-less Culture: In: Lal. R. (Ed.) Encyclopedia of Soil Sciences (Second Edition). Taylor & Francis. doi: 10.1081/E-ESS-120028194.

Schnitzler, W.H., and N. Gruda 2002: Hydroponics and product quality, 373-411: Chapter 10. In: Savvas, D. and H.C. Passam (Eds.) Hydroponic production of vegetables and ornamentals. ISBN: 960-8002-12-5, Embrio Publications, Athens. pp. 463.

Gruda, N. 1999: Einfluss der Eigenschaften von Holzfasersubstrat auf das Wachstum und physiologische Parameter von Gemüsejungpflanzen am Beispiel von Tomaten (Lycopersiconlycopersicum (L.) Karst. ex Farw.) und Kopfsalat (Lactuca sativa L. var. capitata L.), UTZ Verlag GmbH, München ISBN 3-89675-517-X, 150 S.

Artikujt shkencorë

Redakto

Disa nga artikujt shkencorë:

Gruda, NS, J. Dong, X Li 2024. From Salinity to Nutrient-Rich Vegetables: Strategies for Quality Enhancement in Protected Cultivation. Critical Review in Plant Science. 45(5). DOI:10.1080/07352689.2024.2351678

Eghbal, E., S Aliniaeifard, MZ Mehrjerdi, S Abdi, SB Hassani, T Rassaie, NS Gruda 2024. Growth, phytochemical, and phytohormonal responses of basil to different light durations and intensities under constant daily light integral. BMC Plant Biol 24, 935. https://doi.org/10.1186/s12870-024-05637-w

Azad, MOK, NS Gruda, MT Naznin 2024. Energy Efficiency of Glasshouses and Plant Factories for Sustainable Urban Farming in the Desert Southwest of the United States of America. Horticulturae 10 (10), 1055; https://doi.org/10.3390/horticulturae10101055

Dasgan HY, Aksu KS, Zikaria K, Gruda NS 2024. Biostimulants Enhance the Nutritional Quality of Soilless Greenhouse Tomatoes. Plants 13(18):2587. https://doi.org/10.3390/plants13182587

İkiz, B., Dasgan, H.Y., Balik, S. … NS Gruda 2024.The use of biostimulants as a key to sustainable hydroponic lettuce farming under saline water stress. BMC Plant Biol 24, 808 (2024). https://doi.org/10.1186/s12870-024-05520-8

Scaltrito, E, G Cristiano, AE Sdao, NS Gruda, D Loconsole, B De Lucia 2024. Influence of water spraying intervals and indole-3-butyric acid concentrations on Salvia rooted cuttings quality in a closed aeroponics system. Scientia Horticul. 337, 1134524. https://doi.org/10.1016/j.scienta.2024.113452.

Wang, Z., D Li, NS Gruda, Z Duan, X Li 2024. Fertilizer application rate and nutrient use efficiency in Chinese greenhouse vegetable production. Resources, Conservation and Recycling 203, 107431 1. https://doi.org/10.1016/j.resconrec.2024.107431.

Gallegos-Cedillo, VM, C Nájera, NS Gruda, ..., JA. Fernández 2024. An in-depth analysis of sustainable practices in vegetable seedlings nurseries: A review. Scientia Horticul. 334, 113342. https://doi.org/10.1016/j.scienta.2024.113342.

Gallegos-Cedillo, VM, C Nájera,... NS Gruda, Juan A Fernández 2024. Analysis of global research on vegetable seedlings and transplants and their impacts on product quality. Journal of the Science of Food and Agriculture. DOI: 10.1002/jsfa.13309

Eskandarzade, P., MZ Mehrjerdi, NS Gruda, S Aliniaeifard 2024. Phytochemical compositions and antioxidant activity of green and purple basils altered by light intensity and harvesting time. Heliyon 10(10), e30931. https://doi.org/10.1016/j.heliyon.2024.e30931.

Ikiz, B., Dasgan, H.Y. & Gruda, N.S. 2024. Utilizing the power of plant growth promoting rhizobacteria on reducing mineral fertilizer, improved yield, and nutritional quality of Batavia lettuce in a floating culture. Sci Rep NATURE 14, 1616. https://doi.org/10.1038/s41598-024-51818-w

Davarzani, M., S Aliniaeifard, MZ Mehrjerdi, MR Roozban, SA Saeedi, ...NS Gruda 2023. Optimizing supplemental light spectrum improves growth and yield of cut roses. Scientific Reports NATURE, 13(1), 21381. https://doi.org/10.1038/s41598-023-48266-3

Saeedi, SA, K Vahdati, S Aliniaeifard, S Sarikhani, SD Daylami, M Davarzani, NS Gruda 2023. Growth, photosynthetic function, and stomatal characteristics of Persian walnut explants in vitro under different light spectra. Frontiers in Plant Science 14, 1292045. https://doi.org/10.3389/fpls.2023.1292045

Li, D., J Zhang, NS Gruda, Z Wang, Z Duan, C Müller, X Li 2023. The regulation of gross nitrogen transformation rates in greenhouse soil cultivated with cucumber plants under elevated atmospheric [CO2] and increased soil temperature. Geoderma 439, 116680. https://doi.org/10.1016/j.geoderma.2023.116680

Li, D., X Li, J Dong, NS Gruda, Z Duan 2023. Warm root‐zone temperature ensures the mineral concentrations in cucumber plants under elevated [CO2] by improving the migration pathways of mineral elements from the soil to plants. Journal of Plant Nutrition and Soil Science 186(3), 298-310. https://doi.org/10.1002/jpln.202200361

Ragab, OG., D Mamdouh, R Bedair, I Smetanska, NS Gruda, SKM Yousif, ... 2023. Distinguishing features of Lycium L. species (Family Solanaceae) distributed in Egypt based on their anatomical, metabolic, molecular, and ecological characteristics. Frontiers in Plant Science 14, 1484. https://doi.org/10.3389/fpls.2023.1162695

Dasgan, H.Y., Aldiyab, A., … N.S. Gruda 2022: Effect of biofertilizers on leaf yield, nitrate amount, mineral content and antioxidants of basil (Ocimum basilicum L.) in a floating culture. Sci Rep – NATURE 12, 20917. https://doi.org/10.1038/s41598-022-24799-x.

Moosavi-Nezhad, M.; Alibeigi, B.; Estaji, A.; Gruda, N.S.; Aliniaeifard, S. Growth, Biomass Partitioning, and Photosynthetic Performance of Chrysanthemum Cuttings in Response to Different Light Spectra. Plants 2022, 11, 3337. https://doi.org/10.3390/plants11233337.

Moradi, S., M Kafi, S Aliniaeifard, M Moosavi-Nezhad, C Pedersen, NS. Gruda and S Alireza Salami 2022. Monochromatic blue light enhances crocin and picrocrocin content by upregulating the expression of underlying biosynthetic pathway genes in saffron (Crocus sativus L.). Front. Hortic., 18 August 2022, Sec. Breeding and Genetics, https://doi.org/10.3389/fhort.2022.960423

Gruda, N.S. Advances in Soilless Culture and Growing Media in Today’s Horticulture—An Editorial. Agronomy 2022, 12, 2773. https://doi.org/10.3390/agronomy12112773.

Dong, J., N. Gruda, X. Li, Z. Cai, L. Zhang, Z. Duan 2022. Global vegetable supply towards sustainable food production and a healthy diet. J. Cleaner Prod. Volume 369, https://doi.org/10.1016/j.jclepro.2022.133212.

Badr, MA, W.A. El-Tohamy, S.R. Salmanb, N. Gruda 2022. Yield and water use relationships of potato under different timing and severity of water stress. Agricultural Water Management 271(1), 107793. https://doi.org/10.1016/j.agwat.2022.107793

Li, D, J. Dong, N.S. Gruda, X. Li, Z. Duan 2022. Elevated root-zone temperature promotes the growth and alleviates the photosynthetic acclimation of cucumber plants exposed to elevated [CO2]. Environmental and Experimental Botany 194. https://doi.org/10.1016/j.envexpbot.2021.104694.

Dong, J., N. Gruda, X. Li, Z. Cai, L. Zhang, Z. Duan 2022. Global vegetable supply towards sustainable food production and a healthy diet. J. Cleaner Prod.

Badr, MA, W.A. El-Tohamy, S.R. Salmanb, N. Gruda 2022. Yield and water use relationships of potato under different timing and severity of water stress. Agricultural Water Management  271(1), 107793. [1]

Gruda, N.S., and J.A. Fernández 2022. Optimising Soilless Culture Systems and Alternative Growing Media to Current Used Materials. Horticulturae 8(4), 292; [2].

Ashrostaghi, T., S. Aliniaeifard, A. Shomali, S. Azizinia, J.A. Koohpalekani, M. Moosavi-Nezhad, N.S. Gruda 2022. Light Intensity: The role player in cucumber response to cold stress. Agronomy 12(1), 201. [3].

Zhang, P., H. Zhang, G. Wu, X. Chen, N. Gruda, X. Li, J. Dong, and Z. Duan 2021. Dose-Dependent Application of Straw-Derived Fulvic Acid on Yield and Quality of Tomato Plants Grown in Greenhouse Dose-Dependent Application of Straw-Derived Fulvic Acid on Yield and Quality of Tomato Plants Grown in Greenhouse. Front. Plant Sci., 11 October 2021 | https://doi.org/10.3389/fpls.2021.736613

Li, X., J. Dong, N. Gruda, W. Chu, Z. Duan 2021. Does the short-term fluctuation of mineral element concentrations in the closed hydroponic experimental facilities affect the mineral concentrations in cucumber plants exposed to elevated CO2? Plant and Soil 465(1-2), 125-141. DOI: 10.1007/s11104-021-04993-y

Machado, R.M.A., I. Alves-Pereira, R. Ferreira and N.S. Gruda 2021. Coir an alternative to peat - effects on plant growth, phytochemical accumulation, and antioxidant power of spinach. Horticulturae 7(6), 127; [4]

Hong, J. and N. Gruda 2020. The potential of introduction of Asian vegetables in Europe. Horticulturae 6(3), 38; [5].

Giménez, A., J.A. Fernández, J.A. Pascual, M. Ros, J. Saez-Tovar, E. Martinez-Sabater, N.S. Gruda, and C. Egea-Gilabert 2020. Promising composts as growing media for the production of baby leaf lettuce in a floating system. Agronomy 10(10), 1540. [6].

Dong, J., N. Gruda, X. Li, Y. Tang, P. Zhang, Z. Duan 2020. Sustainable vegetable production under changing climate: The impact of elevated CO2 on yield of vegetables and the interactions with environments – A review. J. Cleaner Prod. 253, [7].

Prasad, M. A. Chrysargyris, N. McDaniel, A. Kavanagh, N.S. Gruda, N. Tzortzakis 2020. Plant nutrient availability and pH of biochars and their fractions, with the possible use as a component in a growing media. Agronomy 10(1), 10; [8].

Dong, J., N. Gruda, X. Li, Y. Tang, Z. Duan 2020. Impacts of elevated CO2 on nitrogen uptake of cucumber plants and nitrogen cycling in greenhouse soil. Applied Soil Ecology. [9].

Gruda, N.S. 2019. Increasing Sustainability of Growing Media Constituents and Stand-Alone Substrates in Soilless Culture Systems. Agronomy 9(6), 298; doi.org/10.3390/agronomy9060298.

Gruda, N., Bisbis, M.B., Tanny, J., 2019. Impacts of protected vegetable cultivation on climate change and adaptation strategies for cleaner production – a review. J. Clean. Prod.  [10].

Xing, J., N. Gruda, J. Xiong, W. Liu 2019. Influence of organic substrates on nutrient accumulation and proteome changes in tomato-roots. Scientia Horticul. 192-200. [11]

Gruda, N., Bisbis, M.B., Tanny, J., 2019. Influence of climate change on protected cultivation: impacts and sustainable adaptation strategies - a review. J. Clean. Prod. , [12].

Gruda, N., D. Savvas, R. Youssuf, G. Colla 2018. Impacts of genetic material and current technologies on product quality of selected greenhouse vegetables–A review. Eur. J. Hortic. Sci. 83(5), 319–328. [13].

Badr, M.A., W.A. El-Tohamy, S.D. Abou Hussein, N. Gruda 2018. Tomato yield, physiological response, water and nitrogen use efficiency under deficit and partial root zone drying irrigation in an arid region. Journal of Applied Botany and Food Quality 91, 332 - 340. doi:10.5073/JABFQ.2018.091.042.

Savvas,  D., Gruda, N. 2018. Application of soilless culture technologies in the modern greenhouse industry - A review. Eur. J. Hortic. Sci. 83(5), 280–293. [5].

Dong, J., X. Li, N. Gruda, and Z. Duan 2018. Interactive effects of elevated carbon dioxide and nitrogen availability on fruit quality of cucumber (Cucumis sativus L.). J Integ. Agri. 2018, 17(11): 2438-2446. doi: 10.1016/S2095-3119(18)62005-2.

Dong J., N. Gruda, S.K. Lam, X. Liu, Z. Duan 2018: Effects of Elevated CO2 on Nutritional Quality of Vegetables – A Review. Front. Plant Sci. | doi: 10.3389/fpls.2018.00924.

Bisbis, M.B., N. Gruda, M. Blanke 2018: Potential impacts of climate change on vegetable production and product quality – a review. J Clea. Prod. 170(1), 1602-1620. doi: org/10.1016/j.jclepro.2017.09.224.

Baum, C., W. El-Tohamy and N. Gruda 2015: Increasing the productivity and product quality of vegetable crops using arbuscular mycorrhizal fungi: A review. Scientia Horticulturae 187, 131–141. doi:10.1016/j.scienta.2015.03.002.

Eigenbrod, C., and N. Gruda 2015. Urban vegetable for food security in cities. A review. Agron. Sustain Dev. 35(2), 483-498. doi: 10.1007/s13593-014-0273-y.

Hunaefi, D.,N. Gruda, H. Riedel,D.N. Akumo, N.M.M.T. Saw, and I. Smetanska 2013: Improvement of antioxidant activities in red cabbage sprouts by lactic acid bacteria. Food Biotechnology. 27(4), 279-302. doi: 10.1080/08905436.2013.836709.

Hunaefi, D., H. Riedel, D. N. Akumo, N. Gruda, and I. Smetanska 2013: The effect of lactic acid fermentation on rosmarinic acid and antioxidant properties of in vitro shoot culture of Orthosiphon aristatus as a model study. Food Biotechnology 27(2), 152-177. doi:10.1080/08905436.2013.781948.

Gruda, N. 2009: Do soilless culture systems have an influence on product quality of vegetables? J. Appl. Bot. & Food Qual. 82, 141-147.

Jackson, B.E., R. D. Wright, and N. Gruda 2009: Container medium pH in a pine tree substrate amended with peat moss and dolomitic limestone affects plant growth. HortScience 44, 1983-1987.

Gruda, N., B. Rau, and R.D. Wright 2009: Laboratory bioassay and greenhouse evaluation of a pine tree substrate used as a container substrate. Europ. J. Hort. Sci. 74(1), 73–78.

Gruda, N. 2008: The effect of wood fiber mulch on water retention, soil temperature and growth of vegetable plants. J. Sustain. Agr. 32(4), 629-643. DOI: 10.1080/10440040802395049.

Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2006: Wood fiber substrates as a peat alternative for vegetable production. European Journal of Wood and Wood Products 64(5), 347-350.

Gruda, N. 2005: Impact of Environmental Factors on Product Quality of Greenhouse Vegetables for Fresh Consumption. Crit. Rev. Plant Sci. 24(3), 227-247. https://doi.org/10.1080/07352680591008628.

Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2004: Suitability of wood fiber substrates for production of vegetable transplants. I. Physical properties of wood fiber substrates. Sci. Horticul. 100(1-4), 309-322. DOI: 10.1016/j.scienta.2003.09.004.

Gruda, N., and W.H. Schnitzler 2004: Suitability of wood fiber substrates for production of vegetable transplants. II. The effect of wood fiber substrates and their volume weights on the growth of tomato transplants. Sci. Horticul. 100(1-4), 333-340. doi: 10.1016/j.scienta.2003.09.004.

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Botimet shkencore". Researchgate (në anglisht). Marrë më 13 shkurt 2020.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Mblidhet në Bukuresht Asambleja e Përgjithshme dhe ajo e komitetit drejtues të Unionit të Akademive Europiane për Shkencat e Aplikuara të Bujqësisë, Ushqimit dhe Natyrës (UEAA)".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ "Impakti". Publons (në anglisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Intervistè nè gazetèn Panorama". www.pressreader.com. Marrë më 2024-12-05.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ Savvas, D.; Gruda, N. (2018-11-12). "Application of soilless culture technologies in the modern greenhouse industry – A review". European Journal of Horticultural Science (në anglisht). 83 (5): 280–293. doi:10.17660/ejhs.2018/83.5.2. ISSN 1611-4426.