Ndërgjegjja e humbur
Ndërgjegjja e humbur Autori: Mëhill Tanushi. Botuesi: Toena. Faqet e librit 336.
... Në ç’vit, pra, isha sot në bulevardin qendror të Tiranës?! Në 1991, në 1997 apo në 1998? Në të gjitha protestat e këtyre viteve në këtë bulevard dhe në sheshe të tjera kisha qenë prezent në detyrën e gazetarit, po tani jemi në 2011, jemi 20 vjet larg ’91-shit dhe unë kisha ardhur i përmallur për vendin dhe njerëzit. Isha sinqerisht i shokuar dhe i tronditur, ndaj s’qëndrova gjatë aty. Me sytë përdhe dhe me çadrën që e trokisja herë-herë nëpër pllakat e trotuarit nga moskuptimi dhe mospërqendrimi, u largova. Rrugës në ikje kuptova qartas një gjë: që vendi dhe politika, janë futur dhe po përsërisin veten dhe kohën në një rreth vicioz