Ndërmarrje
Ndërmarrjet janë njësi themelore të prodhimit ose të shërbimeve tregëtare në kuadër të një sistemi ekonomik të një vendi. Komponentet kryesore të ndërmarrjes janë njerëzit , lënda e parë ose materiali që e përpunon , teknologjia të cilën e shfrytëzon , produkti ose shërbimi që ofron dhe ambienti ku punon. Përveç këtyre komponentve , ndërmarrja duhet të i plotësojë edhe dy kushte të tjera për të ekzistuar. Duhet të jetë legale kuptimin e ligjit. Për punën e vet duhet të kërkojë leje prej shtetit dhe shteti e legalizon duke e regjistruar në zyrën për regjistrimin e ndërmarrjeve kushti tjetër që e mundëson ekzistencën e ndërmarrjes është nevoja e tregut. Ndërmarrjet ekonomike janë të llojllojshme por në bazë të disa kritereve mund të bëhet një klasifikim i tyre.
Ndërmarrje Publike
RedaktoNdërmarrje që kryejnë shërbime publike si : Shkollat , Posta , Televizioni , Spitalet , Korporatat Energjetike , Shërbimet Komunale ( ujësjellësi , kanalizimi). Këto ndërmarrje zakonisht kanë numër të madhë të punëtorëve dhe këto i financon shteti.
Ndërmarrje Private
RedaktoNdërmarrje me pronësi të një individi ose të disa partnerëve. Ndërmarrjet private janë karakteristikë e sistemit kapitalist. Qëllimi i tyre është duke ofruar produkte ose shërbime për konsumatorët , sa më shumë të rrisin profitin përkatësisht fitimin personal për pronarin ose partnerët bashkëpronarë. Këto mund të prodhojnë produkte të llojllojshme. Përmes procesit të privatizimit , shumë ndërmarrje që kanë qenë pronë publike janë bërë pronë private.
Në bazë të llojit të veprimtarisë ndahen në :
Ndërmarrje Prodhuese
RedaktoJanë ndërmarrje që për veprimatari të veten kryesore e kanë prodhimin e të mirave materiale , qofshin ato prodhime bujqësore , industriale , ndërtimore , ushqimore.
Ndërmarrje Tregtare
RedaktoJanë ndërmarrje që merren vetëm me shitjen e produkteve ekonomike ose të mallrave . Këto ndërmarrje kanë në dispozicion mjete transportuese , depo , shitore të vogla dhe qendra tregtare. Disa prej tyre shesin mall me shumicë e disa vetëm me pakicë.
Llojet e ndërmarrjeve
RedaktoNë bazë të disa kritereve ndërmarrjet zakonisht ndahen në ; të vogla, të mesme dhe të mëdha.
- Ndërmarrjet e vogla janë ato të cilat punësojnë më së shumti deri në 4 punëtor.Këto janë kryesisht biznese familjare pa të punësuar së jashtmi.
- Ndërmarrjet e mesme janë ato të cilat punësojnë prej 5 punëtor minimumi deri në 49 punëtor maksimumi.
- Ndërmarrjet e mëdha janë ato të cilat kanë të punësuar më tepër se 50 punëtor.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |