Radio Prishtina, ndryshe RTP është radio e parë shqipe në Kosovë. U projektua nga Oton Gaspari në vitin 1965, në qendër të qytetit, për të strehuar një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Ndërtesa e Radio Prishtinës
Radio Prishtina në Prishtinë
Informacion i përgjithshëm
Stili arkitekturalArkitektura Moderne
VendndodhjaPrishtinë, Kosovë
AdresaBulevardi Xhorxh Bush
Koordinatat42°40′2.16″N 21°9′57.99″E / 42.6672667°N 21.1661083°E / 42.6672667; 21.1661083
Përfundimi1965
Technical details
Floor count11
Floor area7000m2
Projektimi dhe ndërtimi
ArkitektOton Gaspari

Sot, ndërtesa është një nga të paktat që nuk ka ndryshuar funksionin apo formën e saj.[1]

Historiku

Redakto

Projekti për ndërtimin e Radio Televizionit të Prishtinës u realizua nga studio sllovene e arkitekturës  “Slovenija Projekt” në vitin 1965. RTP, e cila së pari filloi transmentimin 1945 në Prizren më pas u zhvendos në Prishtinë, ku edhe tash vepron si e tillë.Xërxa Beqiri, Flaka (2019). Constructing Modern Architecture of Kosovo 1970–1980 (Tezë). University of Ljubljana.

Radio Televizioni i  Prishtinës, ashtu siç edhe shumë institucione tjera në Kosovë, u ndikua nga lufta. Në vitin 1992 Radio Televizioni i Serbisë mori kontrollin mbi RTP, si pasojë e së cilës, shumica e programeve shqiptare u kthyen në gjuhën serbe. Kjo vazhdoi deri në vitin 1999 kur United Nations Mission in Kosovo (UNMIK) ri-hapi radion tashmë të quajtur Radio Kosova.

Sfidat përgjatë operimit

Redakto

Radio Televizioni i Prishtinës (RTP) u përball me disa sfida gjatë funksionimit të tij, veçanërisht në vitet e para dhe gjatë gjithe ekzistencës së tij. Këto sfida përfshinin;

  • Staf pa përvojë dhe burime të kufizuara,
  • Kufizime teknologjik,
  • Peripecitë politike,
  • Varësia ekonomike,
  • Shtypja nga autoritetet serbe.[2]

Arkitektura e ndërtesës

Redakto

Ndërtesa e Radio Televizionit të Prishtinës është një shembull tipik i arkitekturës brutaliste me një sipërfaqe totale 7000m2 dhe lartësi 42m. Ndërtesa përbëhet nga dy volume: horizontal, ku është i vendosur produksioni dhe ai vertikal, ku është administrata. Te dy keto volume jane realizuar nga material i brut betonit. Volumi horizontal i kësaj ndërtese është me etazhitet P+1, ku vërejmë që nga ana veriore ka një ngritje të lehtë graduale në lartësi që e shton prezencën e saj në peisazhin urban. Sa i përket kullës vertikale, ajo eshte e ngritur ne etazhitet P+10. Si rezultat i bazës që është trekëndore barabrinjëse, tri fasadat e tij janë në lartësi të trajtuara me dritare të së njëjtes madhësi që janë të përsëritura në mënyrë horizontale në secilen etazhë. Një veçanti e kullës është eleganca në eksterier që i ipet përmes hapësirës mes kateve që është e materializuar në brut beton të lëmuar, me ç’rast dallohet nga ekspresiviteti I volumit horizontal dhe vertikaliteti I saj që theksohet përmes ritmit të dritareve në fasadë.[3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Radio Prishtina". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-09-28.
  2. ^ Selimi, Ferit (2016-10-30). "Albanian's audio-visual information in Kosovo from the year 1945–1990". UBT International Conference.
  3. ^ Sadiku, Arbër (2020). Arkitektura e Ndërtesa Publike në Prishtinë: 1945–1990. Prishtinë: NTG Blendi. ISBN 978-9951-716-43-7.