gjuhësi, ndajshtesa është një morfemë që i bashkëngjitet një stemi të fjalës për të formuar një fjalë të re ose formë të re fjale. Ndajshtesat mund të jenë derivacionale (fjalëformuese), si -or dhe para-, ose infleksionale (trajtëformuese), si shumësi -inj dhe pjesorja -ur. Ato janë morfema të lidhura sipas përkufizimit; parashtesat dhe prapashtesat mund të jenë ndajshtesa të ndara. Ndajshtesimi është procesi gjuhësor që folësit përdorin për të formuar fjalë të ndryshme duke shtuar morfema në fillim (parashtesa), mes (messhtesa) ose në fund (prapashtesa) të fjalëve.

Shembuj të fjalëformimit ndajshtesor në shqip

Ndajshtesat leksikore

Redakto

Ndajshtesat leksikore (ose ndajshtesat semantike) janë elemente të lidhura që shfaqen si ndajshtesa, por funksionojnë si emra të përfshirë brenda foljeve dhe si elemente të emrave. Me fjalë të tjera, ato janë të ngjashme me rrënjën/stemin e fjalëve në funksion, por të ngjashme me ndajshtesat në formë. Edhe pse të ngjashme me emrat e përfshirë, ndajshtesat leksikore ndryshojnë në atë që nuk ndodhin kurrë si emër i pavarur, d.m.th. ato gjithmonë paraqiten si ndajshtesa.

Ndajshtesat ortografike

Redakto

ortografi, termat për ndajshtesat mund të përdoren për elementet më të vogla të karaktereve lidhëse. Për shembull, glyphs Maya janë përgjithësisht përbërës të një shenje kryesore dhe ndajshtesat më të vogla të bashkuara në kufijtë e saj. Këto quhen parashtesa, mbishtesa, prapashtesa, dhe nënshtesa sipas pozicionit të tyre në të majtë, në majë, në të djathtë ose në fund të glyph kryesor. Një glyph i vogël i vendosur brenda një tjetri quhet ndërshtesë.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ Robert Sharer & Loa Traxler, 2006, The Ancient Maya, Stanford University Press.

Lidhje të jashtme

Redakto