Ndihmë diskutim:Pyetje e Përgjigje

Active discussions
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi faqen ndihmëse Pyetje e Përgjigje. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk i binden rregullave kryesore.
Shtyp këtu për të filluar një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtashëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë ose çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Këtu gjenden pyetjet përgjigjet e të cilave nuk gjenden te faqet ndihmëse apo te pyetjet më të shpeshta. Çdokush mund t'i përgjigjet një pyetjeje nëse mendon se di përgjigjen.


FAQ icon.svg


Për të ruajtur sadopak rendin, gjatë diskutimit kini parasysh këto rregulla:

  1. Parashtrojini pyetjet e ndryshme më vete.
  2. Diskutuesi i parë fillon në krye të rreshtit. Përgjigjet vijojnë me : të cilat e largojnë rreshtin djathtas. Përgjigjja tjetër vijon me dy :: dhe kështu me radhë deri sa të bëhen pesë përgjigje (:::::). I gjashti vazhdon në krye të rreshtit pa dy pikat.
  3. Çdo diskutim e përgjigje duhet të nëshkruhet jo me emër por me shenjën - ~~~~ dhe atë menjëherë pas shkrimit e jo në rresht më vete.


Nëse pyetjes suaj nuk i është përgjigjur askush për 3 ditë ju lutemi të thërrisni një administrator personalisht nga këtu.


Kërkimi në GoogleRedakto

Mario gianni (diskutimet) 2 tetor 2019 13:54 (CEST) Përshëndetje!

Kam krijuar nje artikull për një mikun tim autor italian, por kur kërkoj ne google nuk më shfaqet. A mund të më ndihmoni?

Artikulli: Emanuele Marco Duchetta

@Mario gianni, t'u përgjigja tjetërkund në lidhje me pyetjen që ke bërë por po të përgjigjem dhe këtu në rast se në të ardhmen vjen ndokush me të njëjtën pyetje. Artikujt e sapokrijuar duhet të kontrollohen nga kontrolluesit përpara se të indeksohen (përfshihen në rezultatet e kërkimit) në Google. Siç e pe, artikulli filloi të shfaqej pasi kontrolli përfundoi. - Klein Muçi (diskutimet) 8 tetor 2019 00:12 (CEST)

Publikimi i ndryshimeve ne artikullRedakto

Kam bere disa ndryshime ne artikullin mbi Gezim Kasapollin, me 12 dhe 24 nentor 2019. Ende nuk jane publikuar ndryshimet. Sa zgjat periudha e kontrollit te ndryshimeve para se te publikohen? – 185.150.233.204 23 dhjetor 2019 17:51 (CET)

Procesi i kontrollimit, fatkeqësisht merr goxha kohë, se ka mbi 500 ndryshime në pritje dhe shumë pak kontrollues. Do të shohim! Berishasinan (diskutimet) 24 dhjetor 2019 11:32 (CET)

Help with translationRedakto

(I apologize for posting in English ): Dear colleagues, We are organizing a project called WPWP that focus on the use of images collected as part of various contest and photowalks on Wikipedia articles across all languages and our team needs your help with translations into the language of this community. Here is the translation link: https://meta.wikimedia.org/w/index.php?title=Special:Translate&group=page-Wikipedia+Pages+Wanting+Photos&language=en&action=page&filter= I am sorry if I post in the won't venue. Thanks in anticipation. T Cells (diskutimet) 13 prill 2020 20:29 (CEST)

@T Cells, please, post the aforementioned request at WP:Kuvendi. That's the appropriate place for something like this and you're probably getting more attention there. Don't worry that it is in English. :) - Klein Muçi (diskutimet) 13 prill 2020 21:05 (CEST)
@T Cells, I'm reposting this request at our Village Pump. - Klein Muçi (diskutimet) 14 prill 2020 16:40 (CEST)

Artikull biografikRedakto

më ndihmoni ju lutem të japë biografinë time dhe autorësinë i disa punimeve dhe dy romaneve të botuara. Ju faliminderës

Kërkesa e mësipërme është sjellë nga Kuvendi këtu.

@Bacaaliu, përshëndetje! Për të shkruar një artikull të ri mjafton të shkruani titullin e artikullit te kutia kërkimore në cepin e djathtë lartë. Shtypni "Enter" dhe pasi kërkimi të ketë përfunduar, shikoni poshtë për një lidhje me ngjyrë të kuqe me titullin e artikullit tuaj. Shtypja në këtë lidhje do t'ju lejojë të nisni të shkruani artikullin që dëshironi.

Ama duhet të kini parasysh që biografitë dhe sidomos autobiografitë janë pronë e një kontrolli të shtuar në Wikipedia. Ato kontrollohen për kritere shquarësie, asnjëanësie e vërtetësie më shumë se llojet e tjera të artikujve. - Klein Muçi (diskutimet) 3 maj 2020 14:27 (CEST)

Flm për reagimin e shpejt te juaj, por une nuk po ia arrij te jap te dhanuret e ta plotesoj formularin si duhet. Nuk ka mundesi te me ndihmohet? - Bacaaliu (diskutimet) 3 maj 2020 15:11 (CEST)
@Berishasinan, a mund të ndihmosh pak me hollësitë këtu? :) - Klein Muçi (diskutimet) 3 maj 2020 17:42 (CEST)
Sigurisht! Atëherë, siç tha edhe @Klein Muçi, fillimisht duhet të kërkohet për artikullin në fjalë dhe nëse artikulli nuk ekziston, do të dalë me shkronja me ngjyrë të kuqe. Nëse klikon mbi ato shkronja, do të shkosh automatikisht te redaktimi i asaj faqeje, e pasi të kesh shkruar informacionin e nevojshëm për atë artikull, shtyp mbi butonin "Publiko faqen" dhe artikulli i ri, do të krijohet. Artikullin mund ta ndryshosh sa herë të duash, duke shtypur mbi butonin "Redakto". Shpresoj se ju kam ndihmuar! – Berishasinan (diskutimet) 3 maj 2020 18:13 (CEST)
@Bacaaliu, si është titulli i artikullit që do ta krijosh?

Flm për kudesjen dhe ndihmë që po më ofroni. Unë dëshiroj ti regjistrohet biografia ime si autor i dy romaneve dhe disa publikimeve në disa portale ku mund të verifikohen. Ju faleminderit shumë! Bacaaliu (diskutimet) 3 maj 2020 22:05 (CEST)

@Bacaaliu, dhe çfarë titulli do të jetë saktësisht? Emri dhe mbiemri në këtë rast, pasi do të jetë biografi.– Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 11:35 (CEST)

Shkrimtar, tjerat informata i kam paraqitur dhe se më mbetet vetëm fotografija. Nëse ju duhet mund ti dërgoj se ku janë publikuar punimet si dhe ISDN i romaneve. Flm - Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 14:38 (CEST)

Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, me 1Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në Vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijëve, një motër dhe dy vëllezërve. Nga të ardhurat e krahëve të babait, i cili me profesion ishte mekanik në fabrikën e gestillt, "Teteks" dhe të përkujdesjes së jashtëzakonshme të tyre, ata të katër fëmijët i rritën dhe i edukuan me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuria ndaj së mirës. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore "BJ", në kohë të Socializmit e tani "Migjeni" në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si student, ku disa shkrime i botoi në gazetën "Zëri i Rinisë", (Prishtinë), "Zëri i Kosovës" (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.Botoi dy romane, me 2019 " Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj" Prishtinë, dhe me 2020 "Jeta në pranga" Prishtinë. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar. Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 14:44 (CEST)

Artikullin e paske krijuar, por siç shihet, ai artikull do të griset për shkak të mungesës së shquarsisë, gjë që nuk shkon me rregullat e Wikipedia-s. Gjithsesi, faleminderit për mundimin. – Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 15:00 (CEST)

Po çfarë nënkupton (Shquarsisë); prandaj kërkova ndihmën e juaj se si duhet të veproj, sikur të ishte e qartë nuk do ju drejtohesha juve fare!! Bacaaliu (diskutimet) 4 maj 2020 15:11 (CEST)

Ju lutem lexoni këtë faqe për të parë më shumë rreth shquarsisë së biografive. – Berishasinan (diskutimet) 4 maj 2020 18:11 (CEST)
@Miranda038, shiko se mos ndoshta ndihmon dhe ti në këtë çështje me përvojën tënde. :) - Klein Muçi (diskutimet) 4 maj 2020 18:29 (CEST)

Përshëndetje @Bacaaliu, faleminderit për interesimin e shfaqur për të kontribuar në Wikipedia. Shquarësia është një nga parimet/shtyllat e redaktimit në Wikipedia. Pasi është vështirë të vendosim se cili subjekt meriton të mbulohet në enciklopedinë më të madhe online dhe pa dashur të nënvlerësojmë rëndësinë e kujtdo, kemi vendosur disa kritere për ta vlerësuar atë. Një ndër kriteret e shquarësisë është që për subjektin që shkruhet të ketë informacion ekzistues nga burime të besueshme që e vërtetojnë saktësinë e përmbajtjes së artikullit (që ndërlidhet edhe me parimin se çdo artikuj duhet të ketë referime). Po ashtu si parim i Wikipedia-s është edhe gjuha neutrale, andaj pasi është e pamundur të mbahet neutraliteti kur shkruhet për vetveten apo persona tanë të dashur - preferojmë të shmangen të tilla tema. Ne nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe kemi krijuar një artikull në webfaqen tonë ku ofrojmë udhëzime dhe sqarime për fillestarët. Shpresoj të kem ndihmuar dhe lirisht me kontaktoni per paqartësi të tjera. --Miranda038 (diskutimet) 5 maj 2020 19:47 (CEST)

http://www.zemrashqiptare.net/news/52921/fatmir-halimi-ismail-aliu-jeta-ne-pranga.html http://uraebashkuar.com/eshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-autorit-ismail-aliu/?fbclid=IwAR2_Z http://uraebashkuar.com/eshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-autorit-ismail-aliu/?fbclid=IwAR2_Z https://www.botasot.info/libra-sporti/1258068/veshtrim-per-romanin-jeta-ne-pranga-te-au https://www.albaniapress.com/lajme/24600/SEKRETI-I-LUMTURISE-PER-INDIVIDIN-E-VETMUAR.html https://dritarjaonline.net/fatmir-halimi-sekreti-i-lumturise-per-individin-e-vetmuar/ https://fjala.info/sekreti-i-lumturise-per-individin-e-vetmuar/ http://www.zemrashqiptare.net/news/51888/rp-0/act-print/rf-1/printo.html

Bacaaliu (diskutimet) 5 maj 2020 20:22 (CEST)

Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, me 1Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në Vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijëve, një motër dhe dy vëllezërve. Nga të ardhurat e krahëve të babait, i cili me profesion ishte mekanik në fabrikën e gestillt, "Teteks" dhe të përkujdesjes së jashtëzakonshme të tyre, ata të katër fëmijët i rritën dhe i edukuan me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuria ndaj së mirës. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore "BJ", në kohë të Socializmit e tani "Migjeni" në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si student, ku disa shkrime i botoi në gazetën "Zëri i Rinisë", (Prishtinë), "Zëri i Kosovës" (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.Botoi dy romane, me 2019 " Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj" Prishtinë, dhe me 2020 "Jeta në pranga" Prishtinë. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar. Bacaaliu (diskutimet) 5 maj 2020 20:22 (CEST)

A mundesh të lutem të marrësh si shembull formatin e ndonjë artikulli për personalitet të fushës së njejtë? Shiko si është përpiluar me tituj, nëntituj dhe vendosi në fund referimet për secilin fakt që e ke paraqitur në përmbajtje. Kaq mund të të ofroj nga ana teknike, ndërsa përmbajtja besoj i mbetet për vlerësim kontrolluesve/administratorëve. Megjithatë po theksoj rëndësinë e neutralitetit në tekst. :) --Miranda038 (diskutimet) 5 maj 2020 23:18 (CEST)

@Bacaaliu, artikujt këtu mund të të ndihmojnë për formatin: Kategoria:Shkrimtarë shqiptarë. - Klein Muçi (diskutimet) 5 maj 2020 23:25 (CEST)
Return to "Pyetje e Përgjigje" page.