Ndue Jak Pjetri (Kçirë, 1936 - 21 qershor 1974) ka qenë arsimtar shqiptar, i nderuar me titullin "Mësues i Popullit" pas vdekjes.

Biografia

Redakto

Lindi më 1936 në fshatin Kçirë. Në shkollë, Ndueja shkoi vetëm pas çlirimit, edhe pse ishte i rritur në moshë. Shquhej për hartimet e bukura dhe shkrimin e mirë. Dëshirat që kishte Ndueja për t'u bërë mësues iu plotësuan. Më 1952 dërgohet për të vazhduar shkollën pedagogjike në Durrës. Në vitin 1955 filloi detyrën e mësuesit në zonën më të thellë, në Iballë. Këtu ai qëndroi katër vjet. Nga këtu u dërgua për të vazhduar studimet e larta në Institutin e Kulturës Fizike "Vojo Kushi" në Tiranë. Pasi mbaroi këtë me rezultatet shumë të mira, u caktua me detyra të ndryshme, në fil¬lim zëvendësdrejtor i shkollës së mesme "Migjeni" në Pukë, pas¬taj kryeinspektor në seksionin e arsimit. Në vitin 1972 u caktua mësues në Kabash. Këtu u shqua edhe një herë si mësues i vërtetë, edukator shembullor i nxënësve. Ndueja ra në krye të detyrës më 21 qershor 1974, kur mësue¬sit dhe nxënësit kishin shumë nevojë për punën e tij. Për të përkujtuar jetën dhe punën e tij, me vendim të Komitetit Ekzekutiv të rrethit, shkollës së Lufit i është dhënë emri i Ndue Pjetrit. Për meritat e tij në edukimin e brezit të ri, Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar Ndue Pjetrin me titullin "Mësues i Popullit" (pas vdekjes) me këtë motivacion: "Për punë me ndërgjegje të lartë dhe kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të shkollës sonë, për mësimin dhe edukimin e brezit të ri, për punë të palodhur në rritjen e nivelit të përgjithshëm arsimor e kulturor të popullit tonë".