Ëma

Prindi i gjinise femerore te nje Njeriu
(Përcjellë nga NeNa)

E ëma ose Nëna është prindi femër i një ose disa fëmijëve. Nënat janë gra të cilat kujdesen për fëmijët e tyre, të cilët mund të jenë ose të mos jenë pasardhësit e tyre biologjikë. Kështu, në varësi të kontekstit, gratë mund të konsiderohen nëna për shkak të lindjes, për arsye të kujdesit ndaj fëmijëve të tyre, ofrimit të vezës për fekondim ose organizmit (mitrës) për zhvillimin e foshnjes apo ndonjë kombinim tjetër. Këto kushte sigurojnë një mënyrë për të përcaktuar konceptin e amësisë, ose gjendjen e të qenit nënë. Gratë të cilat e plotësojnë kushtin e tretë dhe të parë zakonisht quhen 'nëna e lindjes' ose 'nëna biologjike', pavarësisht nëse personi në fjalë vazhdon të jetë prind kujdestar i fëmijës së saj ose jo. Prandaj, një grua që plotëson vetëm kushtin e dytë mund të konsiderohet nënë adoptuese ndërsa ato të cilat plotësojnë vetëm kushtin e tretë quhen nëna zëvendësuese ose surrogat nëna. Termat më të shpeshtë me të cilët fëmija i drejtohet nënës së tij janë: nënë, nani, ma, mam, mami, mama, ana, etj.

Shih edhe

Redakto